Home / Lajme / Maqedoni / Kosova mbyll kufirin për të gjitha prodhimet e Maqedonisë (VIDEO)

Kosova mbyll kufirin për të gjitha prodhimet e Maqedonisë (VIDEO)

09 Shtator – Kamionë që transportonin gypa të prodhuar në një fabrikë në Gjevgjeli, ishin të parët që u përballën me praktikat e reja kufitare. Ata ishin detyruar të ktheheshin prapa nga terminali doganor në Han të Elezit për në terminalin maqedonas në Bllacë, pasi kishin arritur pak minuta pas hyrjes në fuqi të urdhëresës administrative.

Nga mesnata ka filluar zbatimi i urdhërit të Ministrisë së tregtisë dhe industrisë së Kosovës për mos lejimin e mallrave maqedonase të hyjnë në Kosovë.

Kamionë që transportonin gypa të prodhuar në një fabrikë në Gjevgjeli, ishin të parët që u përballën me praktikat e reja kufitare.

Ata ishin detyruar të ktheheshin prapa nga terminali doganor në Han të Elezit për në terminalin maqedonas në Bllacë, pasi kishin arritur pak minuta pas hyrjes në fuqi të urdhëresës administrative.

Problemet mes Kosovës dhe Maqedonisë ndërkaq nisën pas një importi të kushtëzuar të miellit dhe grurit që Shkupi zyrtar ua vendosi prodhuesve kosovar.

Më pas, qeveria në Prishtinë miratoi kundër masa, të cilat kushtëzonin importin e disa produkteve të qumështit që prodhohen në Maqedoni.

24 orë më parë, pala maqedonase vendosi rregulla të reja për kosovarët, ku secili që hynë në këtë Maqedoni duhet të paguajë 2 euro për veten, dhe 5 euro për makinën.

Vendimi u pa si provokim nga Prishtina zyrtare, e cila nga e hëna bllokoi hyrjen e prodhimeve maqedonase.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *