Home / Lajme / Rajon / Krasniqi: Kush është kryeministër këtu?

Krasniqi: Kush është kryeministër këtu?

10 shtator-
“Për këtë ai duhet të japë llogari para qytetarëve të shtetit që ai është Kryeministër. Nuk është vetëm kjo rrugë e bllokuar për vendin e tij. Ai vendit të tij i ka bllokuar edhe rrugë të tjera. Shqiptarët duhet t’i tregojnë se ai nuk mund t’ua ndalë rrugën e komunikimit, pasi edhe ata janë themelues të shtetit të Maqedonisë. Pra përveç që janë: themelues e kontribuues të gjithanshëm, janë kontribuues edhe në stabilitetin e tij, i kanë edhe të drejta qytetare që askush nuk guxon t’ua mohon”,ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke reaguar pas zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Maqedoni, pas bllokimit të kufirit, përmes profilit të në Facebook është përpjekur të ngris një çështje tjetër, atë se kush duhet të merr vendime në Qeverinë e Kosovës.
Krasniqit duket se nuk i ka ardhur fort mirë kur zv/kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, është paraqitur në media si personi kryesor që i ka vendosur embargo Maqedonisë.

“Ndërsa sa i përket anës sonë, s’ka si mos të bie në sy, roli Kryeministror i Zëvendëskryeministres Kusari?! Mos është kjo në shërbim të fushatës për zgjedhjet komunale? Pse kjo përpjekje e Qeverisë sonë për të treguar burrni në Bllacë e jo në Bruksel dhe në pikat kufitare me Serbinë? Këto janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje të duhur. Nuk e di, por disa po thonë! Mos krejt kjo po bëhet për zhvendosje të vëmendjes nga problemet kryesore që i ka vendi?! Një gjë dihet, kjo nuk është punë e ministrave?! Kush është Kryeministër këtu?”, ka shkruar Krasniqi, transmeton ORAinfo.

Më tej në postimin e tij në Facebook, Krasniqi shkruan: Qe disa ditë po përpiqem të gjejë një fill për zhvillimet që po ndodhin në kufirin Kosovë – Maqedoni dhe nuk është lehtë të gjendet filli i vërtetë i kësaj gjendje. Kujt po i konvenon kjo? A i konvenon kjo gjendje Maqedonisë? Pa dyshim që jo. A ju konvenon shqiptarëve, këndej e andej kufirit? Edhe neve (shqiptarëve) nuk na konvenon? Nuk ka dyshim se Gruevski dhe pasuesit e tij i përngjajnë bretkosës që kërkonte të mbathej me patkoin e kalit!!!”.

“Për këtë ai duhet të japë llogari para qytetarëve të shtetit që ai është Kryeministër. Nuk është vetëm kjo rrugë e bllokuar për vendin e tij. Ai vendit të tij i ka bllokuar edhe rrugë të tjera. Shqiptarët duhet t’i tregojnë se ai nuk mund t’ua ndalë rrugën e komunikimit, pasi edhe ata janë themelues të shtetit të Maqedonisë. Pra përveç që janë: themelues e kontribuues të gjithanshëm, janë kontribuues edhe në stabilitetin e tij, i kanë edhe të drejta qytetare që askush nuk guxon t’ua mohon”,ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *