Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Ahmeti takoi Ambasadorin grek Lalakos

Kryetari Ahmeti takoi Ambasadorin grek Lalakos

18 shtator-Bashkëbiseduesit diskutuan për vizitën e fundit të ndërmjetësit të OKB për çështjen e emrit me ç’rast të dy palët u pajtuan që vendi duhet të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por për ta arritur këtë synim strategjik, do të duhet që të arrihet kompromis me fqiun jugor mbi çështjen e emrit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar sot me Ambasadorin e Republikës së Greqisë në Maqedoni, Haris Lalakos.Kryetari Ahmeti shprehu falëmnderimet e thella për organizimin e vizitës së shkëlqyer në Athinë dhe takimet me Zwvendws kryeministrin Venizelos dhe Ministrin e Mbrojtjes Avramopulos.Ambasadori Lalakos gjithashtu shprehu kënaqësinë e Qeverisë Greke për vizitën e Ahmeti në Athinë për sa i përket përmbajtjës dhe kontekstit të takimeve midis bashkëbiseduesve. Ambasadori Grek gjithashtu njohtoi për fjalën e Venizelos në një seancë të hapur të Parlamentit Grek, ku u theksua rëndësia e takimit me Ali Ahmeti.Bashkëbiseduesit diskutuan për vizitën e fundit të ndërmjetësit të OKB për çështjen e emrit me ç’rast të dy palët u pajtuan që vendi duhet të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por për ta arritur këtë synim strategjik, do të duhet që të arrihet kompromis me fqiun jugor mbi çështjen e emrit. Kryetari Ahmeti theksoi që BDI i kushton rëndësi të jashtëzakontë marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, procesit integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE, marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike, zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe zhvillimit ekonomik. Në këtë aspekt, Bashkimi Demokratik për Integrim përpiqët të jetë subjekt i dobishëm drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura me fqinjët dhe bën politikë konstruktive, në përputhje me prioretet strategjike të vendit për integrim sa më të shpejt EuroAtlantik. Bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë me komunikim e drejtpërdrejtë në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe por edhe të stabilitetit të rajonit të Ballkanit Veriperendimor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *