Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Kroacisë z.Kramariq

Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Kroacisë z.Kramariq

27 shtator-Nuk është çështja e problemeve personale me ish ministrin apo me ish drejtorin e shërbimeve, po dua të them diçka tjetër që mundohet të fshihet, dosjen dhe ndjekjen që ma kanë bërë në vitin 2002-2006, e ka bërë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, janë xhelatët të rrinj të cilët e kanë bërë atë dosje dhe fatkeqsisht ata janë në pushtet këto gjashtë shtat vjetët e fundit dhe normalisht bëjnë pengesa që kjo dosje të mos vije atje ku duhet, tha Thaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi priti në takim në selinë e partisë Ambasadorin e Kroacisë, z.Zlatko Kramariq.
Në takim është biseduar për zhvillimet aktuale politike në Maqedoni dhe rajon, debllokimin e procesit integrues të vendit dhe tema të tjera me karakter politik.
Pas takimit, kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaci përpara përfaqësuesve të mediave deklaroi: “Ishte një takim i rregullt me Ambasadorin e Kroacisë, jemi miq të vjetër njihemi shumë mirë. Biseduam për çështjet aktuale në Maqedoni, në rajon edhe më gjërë, është po ai konstatim që e thash edhe herën e kaluar se është për të ardhur keq që gjithë regjioni lëviz me hapa pozitiv shumë të shpejt drejt procesit intergrues duke filluar prej Shqipërisë, Malit të Zi, Kosoves, Sërbisë, vëtëm Maqedonia ngec në vend dhe shkon prapa. Konstatimet e mija ishin se PDSH-ja ka dhënë kontribut shumë të madh në kuadër të procesit intergrues, megjithatë ne nuk mund ti pranojm lojërat dyftyrëshe dhe farsat politike”.
Në pyetjen e gazetarëve se si e komenton kryetari i PDSH-së faktin që tashëm prokuroria e Maqedonisë disa vite nuk e ka dhënë verdiktin për dosjen “Kreator”, a do të kërkoni tash që Komisioni për lustrim ta shqyrtojë lëndën?
Unë mendoj se gjithçka ndalgadal bëhet e pakuptimtë, komisioni për lustrim si duket nuk arrinë të kryjë punën ashtu si duhet, mundohen gjërave të u japin zbukurime dhe ngjyrime politike, rasti i fundit ishte ministrit te mbrendshëm qenka se ai ka ndjek udhëheqësit e VMRO-së, po unë kam ndoshta edhe nja dhjetë her më tepër ndjekje si nënkryetar dhe zv.kryetar i partisë në at kohë, kjo nuk përmendet askund. Thuhet prej zëdhënësit të komisionit te lustrimit se unë duhet të jap deklaratë, nuk është ashtu, shteti i së drejtës nëpërmjet institucioneve të sistemit i mbron qytetarët, ua mbron lirinë dhe të drejtat e tyre dhe përfundimisht kjo dosja e fundit që është e vitit 2002-2006 ka ngelë që një gjashtë vjet në ato lavirintat e gjyqit dhe nuk kemi asnjë deklaratë. Nuk është çështja e problemeve personale me ish ministrin apo me ish drejtorin e shërbimeve, po dua të them diçka tjetër që mundohet të fshihet, dosjen dhe ndjekjen që ma kanë bërë në vitin 2002-2006, e ka bërë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, janë xhelatët të rrinj të cilët e kanë bërë atë dosje dhe fatkeqsisht ata janë në pushtet këto gjashtë shtat vjetët e fundit dhe normalisht bëjnë pengesa që kjo dosje të mos vije atje ku duhet. Nuk, dua të them që si kam falë ato gjëra, por njerzit e afërm dhe pjesëtarët e familjes sime të cilët kanë qenë të përndjekur dhe të dëmtuar nuk mund të harrojnë. Mendoj se duhet gjygji përfundimisht ta jep fjalën e vet”, tha Thaçi.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *