Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së realizoi takim me raportuesit e BE-së Johnson dhe Petersen

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me raportuesit e BE-së Johnson dhe Petersen

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim pune me raportuesit e BE-së për Ballkanin perëndimor z.Jonas Johnson dhe raportuesin për Maqedoninë z.Terkel Petersen.

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi pas takimit në prononcimin e tij për media deklaroi: “Takim jashtëzakonisht i rëndësishëm me dy raportuesit e Bashkimit Evropian për Ballkanin perëndimor. Janë dy njerëz të cilët kanë informacione të sakta për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Bosnjën, Serbinë. Biseduam gjerësisht për aktualitetin edhe brenda Maqedonisë edhe në regjion. Biseduam edhe për pritshmërisë e gjashtë mujorit të ardhshëm siç është edhe Raport progresi që duhet të i vijë Maqedonisë, zgjedhjet lokale në Serbi, mundësinë e marrjes së statusit kandidat nga ana e Shqipërisë, Marrëveshja për stabilizim asocimit që duhet ta bëjë Kosova dhe startin e bisedimeve të Serbisë. Konstatuam bashkërisht një fenomen tepër pozitiv, i gjithë rajoni po lëviz përpara, por poashtu konstatuam bashkërisht edhe një fenomen brengosës, të gjithë lëvizin përpara, Maqedonia po shkon mbas. Biseduam për dëshirat dhe kujdesin e PDSH-së gjatë këtij procesi tejet delikat, që mos bëhemi pengesë e radhës, megjithatë thash se ne jemi shumë të zhgënjyer për shkak se nuk vërejmë as një minimum të shenjës apo simbolikës nga ana e Qeverisë se donë të debllokojë procesin integrues”.

Ne pyetjen e gazetarit; A besoni se z. Rama mund ta avancoj çështjen e shqiptarëve të Maqedonisë? Kryetari deklaroi:

Unë kam thanë edhe përpara, kam shumë shpresa te Kryeministri Rama, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët do të bëjë, kam njohuri të thella të aspekteve të tija intelektuale, qasjeve që i ka patriotike, por nuk dua ta vendos në pozitë të vështirë zotin Rama. Kam shumë shpresa të mëdha se ai me diturinë dhe mprehtësinë e vet që ka, do të arrij që përpara ndërkombëtarëve ti bëjë më lehtësisht të pranueshme kërkesat tona.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *