Home / Lajme / Maqedoni / Kryetarja e Tetovës Arifi u takua me Baroneshën D’Souza

Kryetarja e Tetovës Arifi u takua me Baroneshën D’Souza

26 shtator-
Siç theksohet në kumtesën e Komunës, gjatë takimit u bisedua për karakteristikat dhe potencialet zhvillimore të Tetovës si qyteti i dytë më i madh dhe më i rëndësishëm në vendin tonë, si dhe perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë si alternativë të përkrahur nga shumica e qytetarëve të këtij vendi.

Kryetarja e Qytetit të Tetovës, Teuta Arifi, sot në hapësirat e kësaj komune zhvilloi takim me Baroneshën Frances D’Souza, spikere e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut e cila në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Republikën e Maqedonisë vizitoi edhe komunën e Tetovës.

Siç theksohet në kumtesën e Komunës, gjatë takimit u bisedua për karakteristikat dhe potencialet zhvillimore të Tetovës si qyteti i dytë më i madh dhe më i rëndësishëm në vendin tonë, si dhe perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë si alternativë të përkrahur nga shumica e qytetarëve të këtij vendi.

Kryetarja Arifi e informoi Baroneshën D’Suza për planet e komunës së Tetovës, për ngritjen e efikasitetit dhe profesionalitetit të shërbimeve që i ofron komuna, lehtësimin e procedurave për hapjen e bizneseve të reja si bashkëpunimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta me Qeverinë dhe organizatat dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Baronesha D’Suza dhe kryetarja Teuta Arifi biseduan edhe për mundësitë e aplikimit të programeve për kreditim të bizneseve të vogla të grave si dhe fuqizimin e rolit të sektorit civil në transformimin e shoqërisë dhe fuqizimin e demokracisë lokale

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *