Home / Sport / Kualifikohen Shkëndija dhe Drita, eliminohet Renova

Kualifikohen Shkëndija dhe Drita, eliminohet Renova

Shkëndija dhe Drita janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, ndërsa eliminim kanë përjetuar Renova dhe Gostivari.

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, ndërsa Shkëndija ka fituar në transfertë 2:0 Makedonija Gj.P., duke kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 4:0. Bajrami dhe Zeqiri shënuan golat për ‘kuqezinjtë’. Drita mundi 1:0 Sileksin dhe pasi takimin e parë kishte humbur me të njëjtin rezultat, u desh që fituesi të vendoset përmes penaltive, ku Drita fitoi 8:7. Gostivari fiton 1:2 në transfertën me Napredokun, por eliminohet pas humbjes 3:0 në shtëpi. Renova është eliminuar nga Teteksi përmes penaltive, pasi koha e rregullt u mbyll 2:2, njëjtë si ndeshja e parë. Vardari mundi 2:1 Metalurgun, por përjeton eliminim për shkak të disfatës 1:0 në takimin e parë. Bregallnica me penalti eliminoi Horizont Turnovën, ndërsa po me penalti kualifikohet edhe Pelisteri. Pa problem kalon më tej Rabotniçki.

Rezultatet e ndeshjeve të kthimit të 1/8 së finales:
Vardari-METALURGU 2:1 (0:1)
BREGALLNICA-Horizont T. 1:0 (0:1), 3:0 në penalti
Novaci-RABOTNIÇKI 1:2 (0:4)
Makedonija Gj.P.-SHKËNDIJA 0:2 (0:2)
NAPREDOKU-Gostivari 1:2 (3:0)
DRITA-Sileksi 1:0 (0:1) penalti 8:7
Miravci-PELISTERI 2:0 (0:2) 2:3 penalti
Renova-TETEKSI 2:2 (2:2) penalti 4:5.
Në kllapa janë rezultatet nga ndeshjet e para
Me shkronja të mëdha janë ekipet e kualifikuara

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *