Home / Lajme / Rajon / Kuçi: Gruevski, streha e fundit e nacionalistëve

Kuçi: Gruevski, streha e fundit e nacionalistëve

10 shtator-“Gruevski është streha e fundit e nacionalistëve që kanë mbetur në rajon. Edhe ata në Beograd kanë ndryshuar. Dhe ne nuk guxojmë se çka bën Gruevski të dalim në BBC dhe CNN. Unë nuk dua të dal në televizion për këtë”, theksoi Kuçi.

Akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit të Maqedonisë, Nikol Gruevski, ka adresuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Duke folur si mysafir i emisionit Info Magazine te Klan Kosova rreth bllokadave ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit, zëvëndëskryeministri Kuci atribuoi epitete të rënda për shefin e qeverisë maqedonase.

“Gruevski është streha e fundit e nacionalistëve që kanë mbetur në rajon. Edhe ata në Beograd kanë ndryshuar. Dhe ne nuk guxojmë se çka bën Gruevski të dalim në BBC dhe CNN. Unë nuk dua të dal në televizion për këtë”, theksoi Kuçi.

Zëvëndëskryeministri kosovar duke kritikuar logjikën e bllokadave, nuk la pa fajësuar edhe Ministren e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lilën, se i është bashkangjitur valles së Gruevskit.

“Shkupi e ka veprimin e parë të gabueshëm, e ne kemi bërë veprim duke ndarë marren me ata. Dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë me plot guxim”, konstatoi zëvendëskryeministri kosovar.

Duke bërë thirrje që marrëdhëniet tregtare Kosovë-Maqedoni të kthehen aty ku ishin, Kuçi kritikoi edhe partnerin shqiptar në qeverinë e Shkupit si pasiv në gjithë këto vendime kundërthënëse. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *