Home / Sport / Kupa e Maqedonisë, Shkëndija përballë Makedonija GJ.P

Kupa e Maqedonisë, Shkëndija përballë Makedonija GJ.P

Të hënën në zyrat e FFM-së është bërë hedhja e shortit për dyshet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija e Tetovës për kundërshtar ka Makedonija Gj.P. nga Shkupi . Ndeshja e parë do të zhvillohet në Tetovë më datë 18 tetor me fillim në orën 16:00, ndërsa takimi i kthimit në program do të jetë pas një jave në lagjen Gjorce Petrov të Shkupit me fillim në orën 15:30.

Gjatë ditës së hënë në hapësirat e FFM-së është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8-së finales për Kupën e Maqedonisë në futboll. Shkëndija e Tetovës ndeshjen e parë do ta luaj në fushë të vet kundër Makedonija GJ.P. Nga ana tjetër skuadra e Gostivari luan në shtëpi përballë Napredokut të Kërçovës. Ekipi xhepçishtas Renova do të luaj si mysafire në Tetovë përballë Teteksit, fituesit aktual të Kupës. Drita takimin e para do ta luaj në Kratovë përballë Sileksit. Ndeshja më interesante në 1/8 e finales do të jetë ajo përballë Metalurgut dhe Vardarit. Ekipi i Rabotniçkit do të përballet me Novacit, Turnova do të kërkon kualifikimin përballe skuadrës së Bregallnicës, si dhe Pelisteri pret Miravcin. Takimet e para zhvillohen me 18 shtator me fillim në ora 16:00.

Ndeshjet e 1/8-së finales

Shkëndija – Makedonija Gj.P
Gostivari – Napredoku
Sileksi – Drita
Teteksi – Renova
Rabotnicki – Novaci
Horizonti – Bregallnica
Pelisteri – Miravci
Metalurgu – Vardari

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *