Home / Sport / Kupa e Maqedonisë, Shkëndija pret Makedonija Gj.P. (VIDEO)

Kupa e Maqedonisë, Shkëndija pret Makedonija Gj.P. (VIDEO)

“Ne respektojmë Makedonija Gj.P. pa marrë parasysh pozitën e tyre në renditje. Kërkojmë rezultat pozitiv dhe çdo fitore pa gol të pranuar do të ishte ideale. Normal se do ishe mirë të jemi sa më bindës, për të bërë formalitet ndeshjen e kthimit në Shkup”, deklaroi mesfushori i Shkëndijës, Muharem Bajrami.

Mesjava sjell ndeshjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, ku në program janë disa ndeshje interesante. Shkëndija në Tetovë pret Makedonija Gjorçe Petrovin në duelin e dy skuadrave që në vitin 2006 zhvilluan njërën prej finaleve më interesante dhe më dramatike të kësaj gare. Asokohe Makedonija Gj.P. me një gol të shënuar në kohën shtesë mundi 3:2 Shkëndijën dhe fitoi për herë të parë Kupën. Ndërkohë ‘kuqezinjtë’ pas asaj disfate në Kupë pësuan një rënie të madhe, për tu rikthyer fuqishëm në Ligën e Parë, ku fituan titullin e kampionit vitin 2011. Të njëjtin vit Shkëndija fitoi edhe edicionin e parë të Super Kupës, duke bërë që ai Kupës së jetë i vetmi trofe i pa fituar nga skuadra tetovare. ‘Kuqezinjtë’ ishin pranë një suksesi të tillë majin e këtij viti, mirëpo edhe një herë humbën një finale dramatike, duke u mundur në penalti nga Teteksi. Këtë vit me hyrjen e kompanisë ‘Ecolog’ në skuadrën ‘kuqezi’, ambiciet janë të mëdha në kampionat dhe Kupë, kështu që takimi i të mërkurës me Makedonija Gj.P. shihet si mundësi e mirë për të filluar një seri të gjatë të rezultateve pozitive. “Ne respektojmë Makedonija Gj.P. pa marrë parasysh pozitën e tyre në renditje. Kërkojmë rezultat pozitiv dhe çdo fitore pa gol të pranuar do të ishte ideale. Normal se do ishe mirë të jemi sa më bindës, për të bërë formalitet ndeshjen e kthimit në Shkup”, deklaroi mesfushori i Shkëndijës, Muharem Bajrami. Trajneri Jovanovski në këtë përballje nuk do të ketë në dispozicion Artim Pollozhanin dhe Shaqir Rexhepin për shkak të kartonëve të kuq në ndeshjet respektive me Napredokun dhe Pelisterin. Renova pas serisë së mirë në kampionat me atmosferë optimiste shkon në takimin me Teteksin në Gjorçe Petrov të Shkupit. Vetëm fitorja është në orbitën e xhepçishtasve, mirëpo njëkohësisht të gjithë janë të kujdesshëm duke ditur se pikërisht Teteksi i befasoi vitin e kaluar në kuadër të Kupës. “Do luajmë me respekt ndaj kundërshtarit dhe do kërkojmë rezultat pozitiv. Vlerësoj se jemi më cilësorë se Teteksi dhe pres që këtë ta dëshmojmë në teren në të dyja ndeshjet, për të vazhduar më tej garat në kuadër të Kupës”, deklaroi mesfushori i Renovës, Elmedin Rexhepi. Në ndeshjet tjera Gostivari pret Napredokun, ndërsa Drita është mysafire e Sileksit. Derbi i madh luhet në Autokomandë të Shkupit, ku Metalurgu pret Vardarin. Pelisteri takohet me Miravcin, Rabotniçki është favorit i madh përballë Novacit, ndërsa Horizont Turnova do të testojë liderin e renditjes në kampionat, Bregallnicën. Të gjitha ndeshjet luhen me fillim në orën 16:00.

Dyshet e xhiros së 1/8 së finales:
Shkëndija-Makedonija Gj.P.
Teteksi-Renova
Gostivari-Napredoku
Sileksi-Drita
Metalurgu-Vardari
Pelisteri-Miravci
Rabotniçki-Novaci
Horizonti- Bregalnica

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *