Home / Lajme / Maqedoni / Ky çun nuk paguan taksën kufitare prej 2 eurove !?

Ky çun nuk paguan taksën kufitare prej 2 eurove !?

9 shtator-Sipas komenteve mbi foton (e cila është shkrepur diku në territorin shqiptar), çuni mbi gomarë është nisur nga fshatrat e Malësisë së Sharrit nga pjesa e Kosovës për të udhëtuar tek dajallarët e tij në Reçicë të Tetovës. Por ai nuk e ka ndërmend të paguajë taksën dhe asnjëherë nuk e paguan ate, pasi që ka rrugën e tij pa asnjë kufi apo barrierë kufitare.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi që simbolizon një çun malësor nga Kosova mbi gomar, e cila ka nxitur mijëra reagime tallëse ndaj taksës së aplikuar kufitare për shtetasit e Kosovës që hyjnë në Maqedoni.

Sipas komenteve mbi foton (e cila është shkrepur diku në territorin shqiptar), çuni mbi gomarë është nisur nga fshatrat e Malësisë së Sharrit nga pjesa e Kosovës për të udhëtuar tek dajallarët e tij në Reçicë të Tetovës. Por ai nuk e ka ndërmend të paguajë taksën dhe asnjëherë nuk e paguan ate, pasi që ka rrugën e tij pa asnjë kufi apo barrierë kufitare.

Një koment mbi këtë ka pasuar edhe nga publicisti dhe analisti Nazif Zejnullahu i cili shkruan në murin e tij në facebook “Jazhincë, 8 shtator 2013: 2 EURO për çunin, 5 EURO për gomarin.- Ku shkon, mor’ bir?

– Te dajt’, n’Reçicë t’Vogël!

Kjo foto është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale duke shtuar komentet mbi injorimin e taksës së Shkupit. (A.M/INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *