Home / Lajme / Maqedoni / Lehtësimet doganore u prezantuan para kompanive të Gostivarit

Lehtësimet doganore u prezantuan para kompanive të Gostivarit

5 shtator-Të pranishëm në këtë takim ishin drejtori i Doganave, Vanço Kargov, zëvendës drejtori Lavdrim Veliu, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi dhe përfaqësues të kompanive të Gostivarit.

Në organizim të Drejtorisë doganore të Maqedonisë, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe AMERIT – SIZ Trafiku Maqedoni, në amfiteatrin e Universitetit Shtetëror të Tetovës në fshatin Banjicë në Gostivar, u mbajt takim me përfaqësuesit e kompanive të Gostivarit dhe rajonit të Pollogut, me temë “Procedura të thjeshtësuara doganore, e-dogana dhe tir-epd”.
Të pranishëm në këtë takim ishin drejtori i Doganave, Vanço Kargov, zëvendës drejtori Lavdrim Veliu, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi dhe përfaqësues të kompanive të Gostivarit.

Në fjalimin e tij, kryetari Nevzat Bejta e vlerësoi organizimin e takimit dhe tha se iniciativat e tilla janë të mirëseardhura pasi për objektiv kanë informimin dhe mbështetjen për sektorin e biznesit.

“Për mua si kryetar i komunës është nder i veçantë që drejtori dhe zëvendësdrejtori i doganave kanë ardhur që të takohen me përfaqësuesit e kompanive të rajonit të Gostivarit dhe regjionit të Pollogut. Është mirë që takimi mbahet në Gostivar sepse është një prej pesë qyteteve më të mëdha në vend. Gostivari ka shumë kompani dhe ata sot kanë mundësi që nga afër të njoftohen me të gjitha problemet ligjore që i kanë me doganat dhe si në të ardhmen ata të kenë lehtësime më të mira dhe të bëjnë doganimin e mallrave sa më mirë dhe të shkojnë në interes të kompanive. Gjërat që shkojnë në interes të kompanive të Gostivarit dhe Pollogut, shkojnë edhe në interesin e qytetarëve”, tha kryetari Bejta.

Lehtësimet e procedurës doganore dhe përfitimet nga to ishin temë e punëtorisë së sotme të organizuar në Gostivar nga Drejtoria e doganave të Maqedonisë dhe Bashkësia e biznesit në regjion. Drejtori i Drejtorisë doganore, Vanço Kargov para sektorit të biznesit prezantoi lehtësimet doganore, mes të cilave edhe shkallën efektive doganore, e cila arrin vetëm 1,3 për qind dhe është më e vogla në Evropë. Ai tha se shkaku është në atë se një pjesë e madhe shkallëve doganore janë zvogëluar, si politika e Qeverisë, ndërsa gjithashtu edhe për shkak të harmonizimeve me kërkesat për inkuadrim drejt BE-së.

Kargov vërejti se në fillim të vitit 128 shkallë doganore janë zvogëluar ose eliminuar, ndërsa pesë vitet e fundit, të ardhurat e përgjithshme në buxhetin e doganës janë zvogëluar për 40 për qind.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *