Home / Sport / Lewandowski ndryshon fjalët

Lewandowski ndryshon fjalët

Reprezentuesi polak, 25, të martën ka thënë se ai zyrtarisht do të nënshkruajë kontratë me Bavarezët në fillim të vitit 2014, por sot (e enjte) ka insistuar se ai ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar rreth të ardhmes së tij.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit Robert Lewandowski ka tërhequr fjalët se ai në janar do të nënshkruajë kontratë me Bayern Munich.

Reprezentuesi polak, 25, të martën ka thënë se ai zyrtarisht do të nënshkruajë kontratë me Bavarezët në fillim të vitit 2014, por sot (e enjte) ka insistuar se ai ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar rreth të ardhmes së tij.

“Isha i befasuar kur pash videon e intervistës të martën. Unë kam dashur të them se nuk mund të nënshkruaj kontratë deri në janar”, ka thënë Lewandowski për “Bild”.

“Qëllimi im ishte që të qartësojë të ardhmen time”, ka shtuar polaku.

“Shumë herë kam thënë se do të largohem nga BVB-ja në verë. Nuk mund të them asgjë tjetër deri në janar”, është shprehur Lewa.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *