Home / Lajme / Maqedoni / LOE: Dëmet evidente, e gjithë situata sinjal i keq për investitorët

LOE: Dëmet evidente, e gjithë situata sinjal i keq për investitorët

13 shtator-Shpresojmë se ashtu edhe do të jetë, ndërsa ajo përputhet edhe me 15 shtatorin kur edhe Maqedonia duhet ta ndërpresë masën për import të kushtëzuar të miellit. Ashtu që konsiderojmë se marrëdhëniet do të rregullohen dhe se dëmet nuk do të jenë aq të mëdha sepse bëhet fjalë për prodhime të caktuara të cilat do të munden të ulen në depo një javë”, deklaroi sot Mitko Aleksov, drejtor ekzekutiv i LOE-së.

Dëmet e biznesmenëve nga vendosja e barrierës nëë kufirin e Maqedonisë dhe Kosovës janë evidente edhe të palës së Maqedonisë dhe Kosovës dhe atë do ta ndjejnë kompanitë, vlerësojnë nga Lidhja e Odës Ekonomike të Maqedonisë (LOE).

Shpresojnë se së shpejti do të tejkalohet kontesti dhe se dëmet nuk do të jenë të mëdha, por theksojnë se e gjithë situata është sinjal i keq për investitorët e huaj.

“Veçmë bëhen përllogaritje të caktuara, por në momentin nuk do të doja të spekuloj për shifra konkrete. Kjo do të varet nga kohëzgjatja e embargos së vendosur të njëanshme nga ana e Kosovës. Veçse është paralajmëruar se në 48 orët e fundit embargoja do të bije në prodhimet e Maqedonisë për import në Kosovë. Shpresojmë se ashtu edhe do të jetë, ndërsa ajo përputhet edhe me 15 shtatorin kur edhe Maqedonia duhet ta ndërpresë masën për import të kushtëzuar të miellit. Ashtu që konsiderojmë se marrëdhëniet do të rregullohen dhe se dëmet nuk do të jenë aq të mëdha sepse bëhet fjalë për prodhime të caktuara të cilat do të munden të ulen në depo një javë”, deklaroi sot Mitko Aleksov, drejtor ekzekutiv i LOE-së.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Aleksov konsideroi se e gjithë ajo që ndodh është sinjal i keq për investitorët e huaj sepse çdo investitor dëshiron rrjedhje të mirë të mallit dhe kapitalit.

“Të gjithë jemi vende shumë të vogla ashtu që kush do që të jetë investitor i huaj nuk targeton si rajon. Në rast se dikush veçmë të ketë marrë vendim ose të ketë planifikuar investim në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri ose në Serbi, konsideroj se do të ndalojë me investimin ose do ta anulojë që do të paraqesë dëm për ekonomitë e vendeve tona. Ne duhet të tregojmë dhe të argumentojmë se këtu ekziston klimë e volitshme e biznesit dhe mundësi për rrjedhje të lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit”, theksoi Aleksov.

Kufiri mes Maqedonisë dhe Kosovës në vendkalimet Bllacë dhe Jazhincë veçmë të katërtën ditë me radhë është e bllokuar pasi Kosova fundjavën e kaluar vendosi ndalesë për import të prodhimeve të Maqedonisë, në çka autoritetet e Maqedonisë u përgjigjën me pagesën e taksave për hyrje të qytetarëve dhe automjeteve të Kosovës

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *