Home / Lajme / Maqedoni / LSDM kërkon dorëheqje ose shkarkim të Jankullovskës

LSDM kërkon dorëheqje ose shkarkim të Jankullovskës

26 shtator-“Sot, dy vjet jo të plota, nga kredia për pagesë kanë mbetur edhe vetëm 15 mijë euro. Për një vit e nëntë muaj keni paguar 75 mijë euro?! Me dy pagesa administrative”, tha Shpigelov.

LSDM i bëri thirrje kryeministrit Nikolla Gruevskit, nëse ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska nuk jep vetë dorëheqje, personalisht ai ta shkarkojë, tha në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov.

Sipas Shilegov, rasti banesa të Jankulloskës është shndërruar në skandal pasi që vetë ajo ka publikuar dokumente për gjendjen e saj të pronësisë.

Sipas dokumenteve të dorëzuara, theksoi ai, Jankulloska ka marrë kredi nga Shparkase banka në vlerë prej 90 mijë euro më 5 janar të vitit 2012.

“Sot, dy vjet jo të plota, nga kredia për pagesë kanë mbetur edhe vetëm 15 mijë euro. Për një vit e nëntë muaj keni paguar 75 mijë euro?! Me dy pagesa administrative”, tha Shpigelov.

Zëdhënësi i LSDM-së pyeti si Jankulloska ka arritur të kthejë nga 3.500 euro në muaj dhe nëse kryeministri Nikolla Gruevski e ka ditur këtë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *