Home / Lajme / Maqedoni / Luk Oil Maqedoni dhe Inter Invest hapën pompën e 24-të të benzinës në Leshkë

Luk Oil Maqedoni dhe Inter Invest hapën pompën e 24-të të benzinës në Leshkë

7 shtator-Në suaza të kompleksit për shumë dedikime, me restorant dhe parkim për automjete të lehta dhe të rënda, në sipërfaqe prej mbi 16.000 metra katror, do të punojë pompa e 24-të e benzinës së kompanisë Lukoil në Republikën e Maqedonisë, raporton Tv KOHA.

Lukoil Maqedoni sot solemnisht ka hapur kompleksin për shumë dedikime me pompë benzine në fshatin Leshkë, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë – në kufirin drejt Kosovës.Investimi është partneritet në mes Lukoil Maqedoni dhe kompanisë Inter-Invest nga fshati Shemshovë me pronar Daut Fazliu, njoton Tv KOHA.
Në hapjen solemne,kanë marrë pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, ambasadori i Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë Oleg Shçerbak, drejtori gjeneral I Lukoil-Maqedoni Andrej Mihajlloviç Kuku, kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe mysafir të tjerë.Drejtori gjeneral i Lukoil-Maqedoni Andrej Mihajlloviç Kuku tha se në këtë kompleks klientët tanë përveçse do të mund të mbushin me derviate automjetet e tyre ata do të kenë mundësi të pushojnë në ambientet e këtij kompleksi ndërsa fëmijët do të mund të argëtohen në pjesën pë rata. Ai tha se nëse një vozitës një herë e frekuenton Luk Oil-in, ai ngel klient i përhershëm, tansmeton Tv KOHA.
Ambasadori i Rusisë Oleg Nikoljaviç Sherbak, tha se investimi I radhës I një kpompanie ruse në këtë rajon tregon për partneritetin që ekziston mes Rusisë dhe Maqedonisë. Ndërkaq, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi foli për rënëdësinë e këtij projekti, raporton Tv KOHA.
Kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani tha se komuna dë ai e drejton, gjithmonë ka qenë e hapur për investitorë dhe ka krijuar lehtësime, njofton TV KOHA.
Në suaza të kompleksit për shumë dedikime, me restorant dhe parkim për automjete të lehta dhe të rënda, në sipërfaqe prej mbi 16.000 metra katror, do të punojë pompa e 24-të e benzinës së kompanisë Lukoil në Republikën e Maqedonisë. (Urim HASIPI) Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *