Home / Sport / M. City i shkaktoi humbje të thellë kampionit

M. City i shkaktoi humbje të thellë kampionit

“Qytetarët” avancuan herë me anë të Sergi Agüero në minutën e 16-të, epërsi kjo që u shtua në fund të pjesës së parë në 2:0, me golin e Yaya Touré. Edhe në pjesën e dytë City ishte më i mirë dhe brenda disa minutave avancoi me rezultatin 4:0. United arriti të zbutë disfatën vetëm në minutën 87-të nëpërmjet Wayne Rooneyt.

Nënkampioni i Anglisë në edicionin e kaluar, Manchester City e gjunjëzoi kampionin dhe rivalin lokal Mancester Unitedin, në ndeshjen e sotme të javës së pestë të Premier League.

“Qytetarët” avancuan herë me anë të Sergi Agüero në minutën e 16-të, epërsi kjo që u shtua në fund të pjesës së parë në 2:0, me golin e Yaya Touré. Edhe në pjesën e dytë City ishte më i mirë dhe brenda disa minutave avancoi me rezultatin 4:0. Së pari sërish shënoi Agüero për 3:0 (minuta e 47-të), ndërsa tre minuta më vonë epërsinë në 4:0 e ngriti Samir Nasri.

United arriti të zbutë disfatën vetëm në minutën 87-të nëpërmjet Wayne Rooneyt.

Pas kësaj fitore, City u ngrit në vendin e tretë në tabelë me 10 pikë, pas dy klubeve londineze, Arsenal dhe Tottenham, të cilat në pesë javët e para të kampionatit kanë shënuar nga katër fitore, duke tubuar nga 12 pikë.

Mirëpo, derisa Arsenali i siguroi goxha herët tri pikët në takimin e sotëm kundër Stoke City (3:1), Tottnehami shënoi në minutën e fundit të takimit (90) në Curdiff të vetmin gol të fitores, që i solli 3 pikë. Golin e vetëm e shënoi Coutinho.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *