Home / Lajme / Maqedoni / Maktrans-it i jepet ultimatum, qytetarët të revoltuar nga bllokada (VIDEO)

Maktrans-it i jepet ultimatum, qytetarët të revoltuar nga bllokada (VIDEO)

Tetovë, 14 Shtator – Vazhdon bllokada e kufirit me Kosovën nga shoqata e transportuesve Maktrans e cila tash më përdisa ditë me radhë me kamionët e sajë ka bllokuarë të gjitha pikat kufitare që lidhin Maqeoninë me Kosovën.

Ndërsa gjat ditës së sotme përfaqësuesja e MakTransit Billjana Muratovska thotë se nuk u beson deklarimeve me gojë. Për zhbllokimin e rrugës, ajo dëshiron të shohë dokument të nënshkruar. “Nëse gjatë ditës, kryeministri i Kosovës gjen kohë për të nënshkruar një vendim që të heqë embargon për mallrat nga Maqedonia në atë moment ne do të largojmë kamionët dhe do të fillojmë të funksionojë normalisht”, ka theksuar Muratovska.

Por shoqata joqeveritare Zgjate dorën sot u ka dhën një ultimatum kësaj shoqate të transportusve që të bëjnë largimin e kamionëve nga kufiri me Kosovën ose në të kundërtën do të ngris një akpadi për pengesë të qarkullimit të qytetarve. Kryetari i shoqatës joqeveritare Nexhat Bexheti tha se ne i kemi shqyrtuarë të gjithë ligjet dhe kemi ardhurë në përfundim se kjo protestë është e paligjëshme dhe ne kemi përgaditur një padi se në qoftë se kjo shoqat nuk lëron qarkullimin e qytetarve do të duhet të paguajë të gjitha dëmet e tyre.
Në bazë të ligjit bllokimi i pikave kufitare mund të bëhet vetëm në rasete epidemie, konflik i armatosurë ose gjëndje të jashtëzkonshme, në të kundërtën, në ndonjë lloj të proteste kufiri mund të bllokohet vetëm 24 oër e jo më shumë.

Qytetarët të cilët ishin sot në pikën kufitare ishin të revoltuarë nga ky bllokim ata akuzuan policinë të cilët i mbrojnë këta kamion dhe jo të drejtat e qytetarëve për lëvizje të lirë.

Ndërsa deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu në një prononcim për Televizonion Koha tha se manipulimi dhe mashtrimi nga ana e BDI-së se do të hapin kufirin më Kosovën,  ato dinë vetëm të mbyllin kufirin e jo të hapin dhe se kufiri do të hapet sepse skadon afati i vendimit të qeverisë për bllokadë të importit të miellit dhe grurit me 15 shtator. Gruevski e bëri të vetën kurse BDI tregoi se ska aspak forcë politike në qeveri. BDI në vend që të meret me mashtrime bënë mirë që tua kthej paratë e mara haraç shqiptarëve të kosovës.

Nga sonte në mesnatë hynë në fuqi vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për heqjen e ndalesës për import të miellit nga vendet fqinje, përfshirë edhe atë nga Kosova, dhe kjo pritet ti jepë fund krizës tregtare mes Shkupit dhe Prishtinës. Deri atëherë do të vazhdojë situata e njëjtë në vendkalimet kufitare në Jazhincë dhe Bllacë, ku kosovarët paguajnë taksa për hyrje në Maqedoni dhe atë 2 euro për person, 5 euro për vetura, 10 për autobusë dhe 20 euro për maunet. “Treguam konsistencë dhe vendosshmëri, masa e për miellin hiqet me 15 shtator”, tha zv/kryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *