Home / Sport / Maqedonia e mundi Uellsin

Maqedonia e mundi Uellsin

Agim Ibraimi në ndeshjen e radhës do ti mungojë Maqedonisë, shkaku që u ndëshkua me karton të verdhë, e që ishte i dyti në këtë edicion.

Maqedonia ka shënuar fitore 2:1 ndaj Uellsit, reprezentacion ky që nuk kishte shumë interes që të fitojë në këtë duel. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Triçkovskit, ndërsa më vonë nga penalltia ka barazuar Ramsey. Golin e fitores për Maqedoninë 10 minuta para fundit e ka shënuar Trajkovski.

Shqiptari i vetëm në këtë ndeshje që luajti për Maqedoninë ishte Agim Ibraimi, i cili nuk u tregua në formën e tij më të mirë dhe u zëvendësua nga Trajkovski në minutën e 61. Agim Ibraimi në ndeshjen e radhës do ti mungojë Maqedonisë, shkaku që u ndëshkua me karton të verdhë, e që ishte i dyti në këtë edicion të ndeshjeve kualifikuese.

Në derbin e ballkanit, Serbia dhe Kroacia kanë ndarë pikët duke luajtur baraz 1:1, ndërsa Belgjika ka mundur Skocinë me rezultat 2:0 duke mbajtur pozitën e parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *