Home / Sport / Maqedonia nisi përgatitjet për takimin me Uellsin

Maqedonia nisi përgatitjet për takimin me Uellsin

“Në këtë periudhë prej 7 ditëve na presin dy ndeshje të rëndësishme përballë Uellsit dhe Skocisë. Lufta prej vendit të 3 deri në të 6 fillon pikërisht nga këto ndeshje të shtatorit. Të gjithë futbollistët duan që para publikur vendas të bëjmë rezultat pozitiv, i cili do të na mundësojë të kemi renditje më të mirë se sa ky që kemi për momentin”, u shpreh mes tjerash seleksionuesi i Maqedonisë, Çedomir Janevski.

Maqedonia ka nisur përgatitjet për përballjet kualifikuese me Uellsin dhe Skocinë, të cilat do të zhvillohen më 6 dhe 10 shtator në Shkup. Me tone opitimiste nga tabori i kombëtares shpresojnë në rezultate pozitive në dy ndeshjet e rradhës, të cilat vlerësohen të jenë kurcilae në tentimin për të prekur vendin e tretë në grup. Seleksionuesi Janevski pret që deri të premten të përgatisë mirë kombëtaren, e cila me maksimumin e të gjithëve dhe me përkrahjen e tifozëve është e gatshme të kërkojë rezultat pozitiv kundër Uellsit. “Në këtë periudhë prej 7 ditëve na presin dy ndeshje të rëndësishme përballë Uellsit dhe Skocisë. Lufta prej vendit të 3 deri në të 6 fillon pikërisht nga këto ndeshje të shtatorit. Të gjithë futbollistët duan që para publikur vendas të bëjmë rezultat pozitiv, i cili do të na mundësojë të kemi renditje më të mirë se sa ky që kemi për momentin”, u shpreh mes tjerash seleksionuesi i Maqedonisë, Çedomir Janevski, në takimin e organizuar për media. Duke vlerësuar maksimalisht kombëtaren e Uellsit, që në rradhët e veta ka futbollistë cilësorë ndihmës kapiteni Nikolçe Novevski beson se Maqedonia ka cilësi për të kërkuar fitoren. “Në rradhët tona kemi kualitet të mjaftueshëm, forcë dhe motivim i cili duhet të jetë vendimtar për të fituar këtë ndeshje. Shpresoj në mbështetje të madhe nga ana e publikut pasi kemi nevojë për ndihmën e tyre në këtë ndeshje”, deklaroi Nikolçe Novevski. Ekipi kombëtar i kompletuar ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet në fjalë, ndërsa i vetmi që mungoi ishte Agim Ibraimi, i cili pritet të arrijë të martën. Predrag Rangjelloviq nga skuadra e Jagodinës së Serbisë është futbollisti shtesë i grumbulluar nga Janevski, që kompleton listën prej 23 lojtarëve. Kombëatarja e Maqedonisë do të vazhdojë përgatitjet deri ditën e ejnte, ndërsa të premten në orën 19:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup do të përballet me kombëtaren e Uellsit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *