Home / Sport / Maqedonia-Uellsi, duel për vendin e tretë në grup, për rejting më të mirë dhe krenari futbollistike

Maqedonia-Uellsi, duel për vendin e tretë në grup, për rejting më të mirë dhe krenari futbollistike

Emocione, pasion për fanëllën kombëare, ‘erë baroti’ në çdo ndeshje, dëshirë që tifozëve tu mundësohet gëzim – këta janë adutet e kombëtares së futbollit të Maqedonisë në kualifikimet pr Kampionatin Botëror. Pa marë parasysh kundërshtarin, pa llogaritur futbollistët e formacionit tonë, Maqedonia gjithnjë është e gatshme të japë më të mirën nga vetja. Kombëtarja gjithnjë ka qenë skena në të cilën futbollistët nga Maqedonia kanë konfirmuar talentin dhe cilësinë, por pa ndihmën e kombit, pa mbështetjen e popullit nuk do të kemi sukses kurrë. Tribunat e plota dhe euforia para dhe gjatë ndeshjeve janë fitorja jonë më e madhe.

Maqedoni-Uells. Së bashku drejt fitores!

Maqedonia dhe Uellsi janë vende me madhësi të përafërt, mirëpo ajo që gjithashtu është e përbashkët është pasioni për futbollin, tradita dhe futbollistët e klasit botëror (Rajan Gigs, Jan Rash, tanët Darko Pançev, Shaqiri, Najdoski, vëllezërit Gjurovsi dhe shumë të tjerë) të cilët kanë lënë shenjë të rëndësishme në historinë e futbollit. Dy vendet sot mund të jenë krenare për kombëtaret e tyre të futbollit, seleksione që kanë kualitet, janë kompakte dhe kanë shprit luftarak e njohuri të larta futbollistike. Në grupin kualifikues për KB 2014, Maqedonia dhe Uellsi kanë gjasa reale për vendin e tretë, që paraqet motiv të madh për futbollistët që të japin gjithçka nga vetja, të luftojnë deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit, ndërsa publiku të shohë ndeshje të shkëlqyeshme. Vendi i tretë në grup don të thotë ngjitje në ranglistën e FIFA-s, grup më të lehtë në ciklin e ardhshëm kualifikues, dhe para se gjithash rezultat më të mirë deri tani për Maqedoninë në ndeshjet kualifikuese.

Maqedonia dhe Uellsi luftojnë për fitore, nuk priten taktizime, por lojë e hapur dhe shfaqje interesante futbollistike. Futbollistët e Maqedonisë përgatiten mirë për këtë ndeshje që do të luhet më 6 shtator, në terenin e Maqedonisë në arenën ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Fitorja e Uellsit ndaj Skocisë në teren mysafir në Gllazgou, si dhe loja e shkëlqyeshme e Maqedonisë në miqësoren me Bullgarinë, konfirmojnë formën e mirë të dy kombëtareve, që në një mënyrë është garancë për ndeshje kualitative.

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë po rinovohet, përbëhet nga futbollistë të rrinjë dhe kualitativ, të cilët me përcaktimin e tyre të duhur dhe me mbështetjen e të gjithve, japin shpresë se në ciklin e ardhshëm kualifikues, Maqedonia mund të jetë kandidat serioz për të marë pjesë në fazën përfundimtrae të një evenimenti elitar të futbollit. Goran Pandev me shumë mund arriti të ketë statusin e tij-yll i futbollit evropian. Gorani është futbollist për të cilin shkohet në stadium. Maqedonia duhet të mburet që ka futbollist të një kalibri të tillë. Nikollçe Noveski luan për Majncin në Bundesligë tani më nëntë sezone me rradhë, një prej udhëheqësit kyç të kombëtares tonë. Agim Ibraimi është ylli i ri i kombëtares së Maqedonisë. Në David Babunskin fshihet një prej talentëve më të mëdhej në futbollin modern. Futbollistët e rrinjë janë energji shtytëse për bashkëlojtarë e tyre me më përvojë dhe që ndjellin optimizëm dhe mundësi për fëzim të gjithë kombit në një të ardhme të afërt.

Federata e Futbollit të Maqedonisë beson se e ardhmja e futbollit të Maqedonisë është në zhvillimin e kategorive të reja, në profesionalizimin e kuadrove të trajnerëve dhe në zhvillimin e infrastrukturës. Pikërisht për këtë FFM sot dhe në të ardhmen si qëllim kryesor në punën e saj do të ketë zhvillimin e të rrinjëve, duke u mundësuar atyre kushte të shkëlqyeshme për punë dhe përparim. Drejtuesit e rrinjë premtojnë përkushtim, trasnparencë dhe afërsi me të gjithë, në interes të futbollit në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *