Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshje për përmirsim të marrëdhënieve multikulturore (VIDEO)

Marrëveshje për përmirsim të marrëdhënieve multikulturore (VIDEO)

24 Shtator – Kryetarët e komunave të Gostivarit, Tetovës, Kërçovës, Vrapçishtit, Jegunovcës dhe Bërvenicës, sot nënshkruan memorandum për përmirësim të marëdhënieve multikulturore në komunat multietnike të Maqedonisë.

Kjo është vazhdimësi e aktiviteteve të ADI-të që 20 vite. Ky organizim si aktivitet kryesore ka pasur të drejtuara kah promovimi i të drejtave të njeriut, të drejtat e pakicës dhe mbështëtje demokratike përmes monitorimit të reformave dhe proceseve politike.

Kristofer Ivon, ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë, i përmendi aktivitetet e ADI-të me mbështetje të Britanisë së Madhe në implementimin e projekteve. Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, i cili shprehu mbështetje për bashkëpunim multikulturorë në komunat multietnike të komunave në Maqedoni.

Projekti parasheh rritje të kapaciteteve të qeverive lokale, promovim të të drejtave të njeriut, organizim të qytetarëve për zbatimin e strategjive për bashkëpunim multikulturor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *