Home / Sport / Mascherano: Te Barça ekziston një atmosferë e rënduar

Mascherano: Te Barça ekziston një atmosferë e rënduar

29-vjeçari deklaroi se shpesh skuadra rrethohet nga një atmosferë e zymtë, të cilën nuk e kupton nga vjen dhe pse vjen.

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano ka befasuar të gjithë me një deklaratë bombastike, duke deklaruar se në Barcelonë gjërat shpeshherë nuk janë ashtu siç duken.
Ai foli për atmosferën jo të mirë që shpeshherë “pushton” ambientin te katalanasit. 29-vjeçari deklaroi se shpesh skuadra rrethohet nga një atmosferë e zymtë, të cilën nuk e kupton nga vjen dhe pse vjen.
Argjentinasi shtoi se edhe pse fituan kampionatin me 100 pikë të plota dhe një Superkupë ata nuk janë në gjendje t’i shijojnë suksest e arritura. Mascherano theksoi se skuadra duhet të ndalojë së menduari negativisht.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *