Home / Lajme / Maqedoni / Maskat rrahin 16 vjeçarin shqiptar

Maskat rrahin 16 vjeçarin shqiptar

Ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe në kokë, pasi që është goditur me shufra hekuri. Ky është incidenti i radhës ku të rinjtë shqiptarë pësojnë rrugëve të kryeqendrës, ndërsa autoritetet policore akoma nuk kanë ndriçuar dhe ndërmarrë masa kundër grupeve të tilla huligane maqedonase.

Një 16 vjeçar shqiptar është rrahur dje në pikë të ditës në pjesën qendrore të Shkupit nga një grup personash me maska.

Bëhet fjalë për nxënësin R.N nga fshati Koliçan i Poshtëm i Shkupit, i cili papritmas duke ecur në rrugën “Benjamin Maçukovski” është sulmuar dhe rrahur brutalisht nga personat e maskuar.

Ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe në kokë, pasi që është goditur me shufra hekuri. Ky është incidenti i radhës ku të rinjtë shqiptarë pësojnë rrugëve të kryeqendrës, ndërsa autoritetet policore akoma nuk kanë ndriçuar dhe ndërmarrë masa kundër grupeve të tilla huligane maqedonase.

MPB edhe kësaj radhe ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa për të zbardhur rastin dhe për të gjetur sulmuesit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *