Home / Lajme / Maqedoni / Mbeturinat mbulojnë Tetovën

Mbeturinat mbulojnë Tetovën

Tetovë, 24 Shtator – Në Tetovë problemi me hedhurinat disa herë në vit shfaqet në qytetin e Tetovës, ndërsa asesi të gjendet zgjidhje afatgjate.

Pjesët e larta të qytetit të Tetovës, pro edhe në lagjet periferike, duke përfshirë edhe Reçicën e madhe, hedhurinat nuk grumbullohen.Me ditë të tëra kontajnierët janë stërmbushur dhe nga të njejtat ka filluar të kundërmojë erë e keqe. Kanë qenë banorët të cilët kanë alarmuar këtë situatë duke shfaqur drojë nga paraqitjet e ndonjë epidemie. Qytetarët në këto pjesë të komunës së Tetovës janë të revoltuar se janë të detyruar të pagujnë për shërbime të cilët nuk kryhen nga organet përgjegjëse. “Jemi të revoltuar si banorë pasi që për faturat të cilët i paguajmë nuk marrin shërbime adekuate. Edhe me ujin kemi problem dhe me hedhurinat”, thonë banorë të lagjeve periferike të qytetit të Tetovës. Megjithatë problem me mos bartjen e mbeturinave ka pasur edhe në shumë lagje dhe rrugë të tjera të qytetit, siç janë rruga Iliria, rruga e Ilindenit, Dervish Cara, Boris Kidriç, Kiro Ristovski Dërnc, Gjorçe Petrov, vllezërit Milladinovi, Çarshiae e Epërme, Gjoçe Stojçeski dhe të tjera…Ndërkaq, për situatën e krijuar kohëve të fundit është prononcuar edhe kreu I Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Xhelal Ceka.“Për shkak të defekteve teknike, dhe në mungesë të mjeteve për transportin e mbeturinave, në disa pjesë të qytetit nuk është bërë e mundur bartja e tyre. Nga sektori “Mekanizimi” i NPK-së lajmërojnë se punohet intenzivisht për riparimin e defekteve me qëllim bartjen sa më të shpejtë të mbeturinave nëpër qytet.Bartja e mbeturinave ka filluar sot prej orës 11:30, por në disa pjesë ku frekuentimi i makinave është shumë i madh, bartja do të kryhet sonte mbas orës 22:00.Për shkak të frekuentimit të lartë të qytetarëve, mbeturinat në rrugët, Iliria, Ilindenska, Boris Kidric do të barten me fillim nga ora 22:00 gjatë ditës së sotme, ”deklaroi Ceka. Problemi me hedhurinat disa herë në vit shfaqet në qytetin e Tetovës, ndërsa asesi të gjendet zgjidhje afatgjate. Madje në fund të vitit të kaluar problem ishte edhe greva e përgjithëshme e puntorëve të cilët për shkak të mosmarrje së pagave refuzuan që të punojnë që solli edhe deri tek eskalimi I situatës pasi që nuk grumbulloheshin mbeturinat nga qyteti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *