Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 10 milion euro për rrogat e administratorëve të sekretariatit të M.O

Mbi 10 milion euro për rrogat e administratorëve të sekretariatit të M.O

25 shtator-Çështja e shpërndarjes së tyre vazhdon të jetë një problem politik, pasi partia VMRO-DPMNE vazhdon të refuzojë shpërndarjen dhe pranimin e administratorëve shqiptarë nëpër ministritë dhe drejtoritë që drejtohen nga kuadrot e saj.

Qeveria e Maqedonisë ka ndarë mbi 10 milion euro për rrogat e të punësuarëve sipas Marrëveshjes së Ohrit. Kjo shumë do të jetë vetëm për rrogat e të punësuarëve në këtë sektor, por edhe për mijëra administratorët e pranuar në administratën shtetërore përmes përfaqësimit adekuat të bashkësive etnike, që realizohet nga sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit. Në buxhetin e 2014 janë paraparë edhe 1,4 milion euro shtesë për rroga në krahasim me buxhetin e 2013.

Sipas të dhënave të sekretariatit, janë prej një deri dy mijë administratorë të pranuar që nuk janë shpërndarë nëpër institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëadministrit komunal. Çështja e shpërndarjes së tyre vazhdon të jetë një problem politik, pasi partia VMRO-DPMNE vazhdon të refuzojë shpërndarjen dhe pranimin e administratorëve shqiptarë nëpër ministritë dhe drejtoritë që drejtohen nga kuadrot e saj.

Nga sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit kanë theksuar se përkundër vështirësive do të realizohet deri në fund procesi i shpërndarjes së administratorëve nëpër institucionet, pasi që po hartohet një analizë e plotë rreth plotësimit të detyrimeve të Marrëveshjes së Ohrit, edhe në planin e përfaqësimit. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *