Home / Lajme / Maqedoni / Me ndihmë të BE-së do të përpunohet sistemi i tarifimit të ujit

Me ndihmë të BE-së do të përpunohet sistemi i tarifimit të ujit

25 shtator-Maqedonia shtoi, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian është e drejtë para sfidave të mëdha në sektorin e ujërave, veçanërisht në lidhje të realizimit të kërkesave të përmbajtura në direktivat e BE-së të cilat i përkasin furnizimit me ujë, grumbullimit dhe trajnimit të ujërave të zeza.

Vendosja e instrumentit ekonomik për implementimin e hapave të para për zbatimin e parimit “ndotësi paguan” në sektorin ujëra, grumbullim dhe trajnim në pajtim me zhvillimin e ardhshëm të projekteve të qëndrueshme financiare investuese, është qëllimi përfundimtar i përpunimit të studimit për tarifa për ujë.

Projekti, i cili filloi më 7 maj, ndërsa pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm është financuar nga Bashkimi Evropian, përmes programit IPA, ndërsa do të implementohet në ndërmarrjet e ujësjellësit në Prilep, Shkup dhe Kumanovë.

Ideja sipas ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi është që të bëhet trup i veçantë rregullator për ujëra dhe të vendoset sistem për tarifim të ujit, që tani është në kompetencë të komunave.

“Në vend çdo komunë ka metodologji të veçantë për të cilën nuk kemi pasur mbikëqyrje nëse zbatohet ose jo. Ideja është që të kemi metodologji të unifikuar, sipas të cilës do të konfirmohet çmimi i saktë i ujit për pirje dhe trajnimit të ujërave që do të thotë se duhet të konfirmojmë çmim real për ujin me qëllim që të kemi sisteme vetë të qëndrueshme. Secila komunë duhet të ketë çmim të veçantë të ujit për pirje dhe për trajnim të ujërave të zeza, ku do të kalkulohen të gjitha shpenzimet për ujë, që ndoshta do të thotë çmim më i lartë për ujë për qytetarët, por edhe shërbim më cilësor, për sasitë dhe cilësinë e ujit”, sqaroi Ademi.

Maqedonia shtoi, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian është e drejtë para sfidave të mëdha në sektorin e ujërave, veçanërisht në lidhje të realizimit të kërkesave të përmbajtura në direktivat e BE-së të cilat i përkasin furnizimit me ujë, grumbullimit dhe trajnimit të ujërave të zeza.

“Në këtë drejtim është shumë me rëndësi të vendosen mekanizma të cilat do t’u mundësojnë komunave në mënyrë të pavarur të fillojnë t’i bëjnë edhe hapat e para në zbatimin e dy principeve shumë të rëndësishme ndaj të cilave bazohet menaxhimi i qëndrueshëm me të gjitha objektet investuese dhe komunale të cilat janë në funksion të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ato janë ndryshimi i principit ‘ndotësi paguan’, për ndikimet ndaj mjedisit jetësor dhe parimit për kompensim të shpenzimeve për shërbimet e dhëna”, tha Ademi.

Cilësia e ujit, sipas euroambasadorit Aivo Orav, është element kyç për përmirësimin e cilësisë së ujit.

“Jetojmë në një botë e cila shpejtë ndryshon, ku uji është resurs i çmuar dhe prandaj duhet të kemi qasje të integruar në udhëheqjen me resurset efektive dhe efikase. Projekti do ta propozojë metodologjinë më të mirë për implemenntim në kohë, do t’i shqyrtojë tarifat e deritanishme për ujë, ndërsa rezultati përfundimtar do të jetë propozimi i tarifave të reja, ndërsa në mënyrë paralele me këtë do të bëhet instrumenti ekonomik për balancimin e tarifimit”, tha Orav

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *