Home / Sport / Messi paguan pesë milionë euro taksa

Messi paguan pesë milionë euro taksa

Messi dhe Jorge kanë depozituar pesë milionë euro si “pagesë korrigjuese”, ka thënë gjykata e Gavas në afërsi të Barcelonës.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, dhe babai i tij, Jorge, u kanë paguar autoriteteve spanjolle pesë milionë euro, pasi në muajin qershor u akuzuan për shmangie të tatimeve. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet spanjolle, ndërsa është konfirmuar edhe me anë të komunikatës të lëshuar nga gjykata.

Messi dhe Jorge kanë depozituar pesë milionë euro si “pagesë korrigjuese”, ka thënë gjykata e Gavas në afërsi të Barcelonës.

Messi ishte akuzuar se u kishte ikur tatimeve për periudhën trevjeçare (2006-2009). Messi është në Barcelonë prej vitit 2000, kurse shtetas i Spanjës prej vitit 2005.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *