Home / Sport / Messi: Ribery më i miri në Evropë

Messi: Ribery më i miri në Evropë

Ribery me Bayernin edicionin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, Bundesligën e Kupën e Gjermanisë.

Superylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, pranon se mesfushori francez i Bayern Muenchenit e ka fituar me plotë meritë çmimin e Lojtarit më të mirë të Evropës nga UEFA. Ribery me Bayernin edicionin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, Bundesligën e Kupën e Gjermanisë.

Ai në konkurrencë ka mposhtur Messin dhe Cristiano Ronaldon (Real Madrid). “Ka qenë nder që isha sërish në atë garë dhe në mesin e tre më të mirëve në Evropë. Ka shumë lojtarë të mëdhenj në botë dhe është kënaqësi e vërtetë të jesh në garë, por Ribery e ka merituar trofeun”, ka thënë Messi për faqen zyrtare të UEFA-s.

Barcelona edicionin e kaluar u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 7:0 pas dy ndeshjeve nga Bayern Muencheni. “Ne gjithmonë duam të arrijmë më tepër. Fitimi i ligës ka qenë shumë i rëndësishëm. Por, ka pasur shije të hidhur pas asaj që ndodhi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Muenchenit, ku pati një dallim të madh mes dy skuadrave”, ka thënë Messi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *