Home / Lajme / Rajon / Mimoza Kusari:Maqedonisë i përgjigjemi me reciprocitet në mallra

Mimoza Kusari:Maqedonisë i përgjigjemi me reciprocitet në mallra

9 shtator-“Në fazat e ardhshme në prapë insistojmë që kjo të jetë çështje e raportit tregtar. Qeveria e Kosovës është në konsultimet e veta se cili do të jetë veprimi i radhës. Natyrisht, në forma të tilla ata nuk mund t’i bëjnë ultimatume Qeverisë së Kosovës. Në të kundërtën ne mund të shkojmë me zgjerimin e listës së mallrave të ndaluara që vijnë prej Maqedonisë në Kosovë”, ka thënë Ministrja Kusari.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për bllokimin e të gjitha mallrave të Maqedonisë që janë të destinuara për Kosovën. Burime të Express kanë thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës do të hyjë në fuqi sot në orën 24:00.

“Vendimi hyn në fuqi në ora 24:00. Për të gjitha mallrat e Maqedonisë do të ketë taksa shtesë dhe në këtë mënyrë kemi vendosur t’i përgjigjemi veprimeve të Shkupit”, ka thënë një zyrtar qeveritar për Express.

Me këtë veprim, Kosova ia kthen masat e reciprocitetit Maqedonisë, e cila ka vendosur taksa për kosovarët që dëshirojnë të vizitojnë shtetin maqedonas.

Sot, shteti maqedonas ka vendosur t’i detyrojë qytetarët e Kosovës të paguajnë taksa shtesë kur vendosin të shkojnë në Maqedoni. Sipas masës së vendosur, taksë prej 2 euro do të paguaj çdo shtetas i Kosovës që hyn në Maqedoni, 5 euro çdo makinë dhe 20 euro kamionët dhe autobusët me targa të Kosovës.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari ka paralajmëruar zgjerimin e listës së mallrave të Maqedonisë që do të ndalohen të hyjnë në Kosovë. Por, ajo ka thënë se nuk do të ketë masa reciproke me shtetin maqedonas sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Masat tona reciproke janë vendosur për mallra tregtare dhe për kompani. Ne nuk mund të biem në atë nivel, por ne do t’i tregojmë shtetit maqedon se ata nëse vazhdojnë t’i trajtojnë në këtë mënyrë qytetarët e Kosovës, atëherë humbjet do t’i ndjejnë drejtpërdrejtë në ekonominë dhe buxhetin e tyre”, ka thënë Kusar, për Express.

“Masa reciprociteti për lëvizjen e lirë të njerëzve nuk do të ketë për shkak se ne e kuptojmë se do të godasim shqiptarët e Maqedonisë dhe të tjerët që vijnë në Kosovë, natyrisht edhe maqedonët”, ka shtuar ajo.

Shteti maqedon ka vendosur t’i detyrojë qytetarët e Kosovës të paguajnë taksa shtesë kur vendosin të shkojnë në Maqedoni. Sipas masës së vendosur, taksë prej 2 euro do të paguaj çdo shtetas i Kosovës që hyn në Maqedoni, 5 euro çdo makinë dhe 20 euro kamionët dhe autobusët me targa të Kosovës.

Megjithëkëtë, Ministrja e Tregtisë thotë se ende këtë çështje janë duke e trajtuar në aspektin tregtar dhe jo në aspektin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Në fazat e ardhshme në prapë insistojmë që kjo të jetë çështje e raportit tregtar. Qeveria e Kosovës është në konsultimet e veta se cili do të jetë veprimi i radhës. Natyrisht, në forma të tilla ata nuk mund t’i bëjnë ultimatume Qeverisë së Kosovës. Në të kundërtën ne mund të shkojmë me zgjerimin e listës së mallrave të ndaluara që vijnë prej Maqedonisë në Kosovë”, ka thënë Ministrja Kusari.

Madje, Zëvendëskryeministrja e ka quajtur vendimin e Maqedonisë absurd dhe në dëm të raporteve të fqinjësisë së mirë me Kosovën.

“Kjo taksë është në kundërshtim me çdo normë europiane dhe të fqinjësisë së mirë. Qytetarët e Kosovës për momentin duhet të shkojnë vetëm për taste emergjente në Maqedoni, ndërsa për arsye tjetra të evitojnë këtë qarkullim për momentin. Kjo formë e fqinjësisë së mirë është absurde”, ka shtuar ajo. /Express/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *