Home / Sport / Miqësore ndërkombëtare në Strugë

Miqësore ndërkombëtare në Strugë

“Të shtunën apo të dielën në Strugë duhet të luajmë një ndeshje kontrolluese ndërkombëtare me ndonjë skuadër nga Shqipëria. Kryesia e klubit angazhohet të sigurojë kundërshtar cilësor, që do të na shërbejë për të testuar formën. Jemi të kënaqur pas fitores ndaj Napredokut, e cila përveç tre pikëve do të ketë vlerë të madhe në aspektin psikologjik. Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si futbollistët punojnë dhe realizojnë kërkesat e stafit teknik, ndërsa vërej se dita ditës përmirësohemi. Kur gjërat do të vijnë në vendin e duhur, presim që rezultatet të jenë në favorin tonë”, deklaroi shefi i stafit teknik i skuadrës ‘kuqezi’, Gjore Jovanovski.

Pasi të dielën mundën Napredokun 3:2 dhe regjistruan fitoren e parë sezonale, futbollistët e Shkëndijës së Tetovës në atmosferë pozitive pret pauzën në kampionat që vjen për shkak të ndeshjeve kualifikuese të kombëtares së Maqedonisë kundër Uellsit dhe Skocisë. Kjo pauzë hap mundësin që skuadra të kompensojë mungesën e përgatitjeve bazike verën që lëmë pas, që ndodhi për aryse tani më të njohura. Drejtuesit e skuadrës kishin planifikuar pauzën në kampionat ta shfrytëzojnë për të dërguar ekipin në përgatitje disa ditore në Ohër, mirëpo dyshimet se në fundjavë mund të luhen ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës sollën deri te ndryshimi i planit. “Jo nuk planifikojmë të lëvizim nga Tetova. Këtu do të vazhdojmë përgatitjet dhe do të tentojmë të shfrytëzojmë këtë pauzë. Donim të shkojmë disa ditë në Ohër, por paqartësitë nëse do luhet në fundjavë Kupa apo jo na bëri që mos rrezikojmë dhe vendosëm mos lëvizim nga baza jonë, ndërsa futbollistëve u dham dy ditë të lira”, është shprehur trajneri i Shkëndijës, Gjore Jovanovski, i cili ka kërkuar nga kryesia që t’i sigurojë një miqësore ndërkombëtare. “Të shtunën apo të dielën në Strugë duhet të luajmë një ndeshje kontrolluese ndërkombëtare me ndonjë skuadër nga Shqipëria. Kryesia e klubit angazhohet të sigurojë kundërshtar cilësor, që do të na shërbejë për të testuar formën. Jemi të kënaqur pas fitores ndaj Napredokut, e cila përveç tre pikëve do të ketë vlerë të madhe në aspektin psikologjik. Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si futbollistët punojnë dhe realizojnë kërkesat e stafit teknik, ndërsa vërej se dita ditës përmirësohemi. Kur gjërat do të vijnë në vendin e duhur, presim që rezultatet të jenë në favorin tone”, përfundoi shefi i stafit teknik i skuadrës ‘kuqezi’, Gjore Jovanovski, i cili shpreson që nga kjo javë të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Nderim Nexhipi, çertifikata e të cilit pritet të arrij në çdo moment.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *