Home / Lajme / Maqedoni / Mos kërkoni materiale pune shtesë nga nxënësit (VIDEO)

Mos kërkoni materiale pune shtesë nga nxënësit (VIDEO)

17 Shtator – Në vitin shkollorë 2009-2010, Ministria e Arsimit dhe Shkencë realizoi konceptin për shkollim fillor dhe të mesëm falas, me çka që atëherë është në kontinuitet edhe sigurimi falas i teksteve shkollore për të gjitha gjeneratat.

Pasi janë vërejtur që disa mësimdhënës në disa shkolla të qyteteve të ndryshme kanë kërkuar nga nxënësit për tekste shtesë, gjegjësisht fletore pune, komuna e Gostivarit duke mos dashur që raste të tilla të ketë në asnjë shkollë që gravitojnë në komunën tonë, rekomandon që mësimdhënësit po edhe udhëheqësit e shkollave të jenë të vëmendshëm që mos veprojnë në kundërshtim me ligjin. Njëkohësisht, njoftojmë të gjithë ato prindër që nga fëmijët e tyre u është kërkuar tekst shtesë nga ndonjë arsimtar, të mund t’i paraqesin rastet e këtilla në drejtorinë e shkollës apo edhe në inspektoratin për arsim. Ditë më parë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, edhe njëherë e përsëriti qëndrimin se asnjëherë fletoret e punës nuk kanë qenë të parapara dhe aspak nuk janë element i obligueshëm në sistemin mësimor dhe prindërit nuk kanë për obligim t’i blejnë. Gjithashtu ai paralajmëroi se do të ketë kontrolle për keqpërdorimet që ndodhin në shkollat në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *