Home / Sport / Napoli i papërmbajtshëm, Hamshik tjetër dygolësh

Napoli i papërmbajtshëm, Hamshik tjetër dygolësh

“Ne kemi shumë besim në atë që bëjmë. Të gjithë duam të japim më të mirën. Ne kemi një qytet të tërë përpara dhe skuadra këtë e ndien. Në disa momente u shpërqendruam, duhet që të punojmë akoma. Nuk është e vështirë të punosh në fazën mbrojtëse, është më e thjeshtë kur ke lojtarë cilësorë”, tha Benitezi pas takimit.

Ngjyra e lumturisë në Serinë A është e kaltra. Marek Hamshik është me krahë, ndërsa me dygolëshin e dytë ndaj Kievos e çon në 4 numrin e golave të realizuar në dy takime. Pjesa e parë për të kaltrit ka qenë kontradiktore, sepse ata i lanë shumë hapësira Paloskit, që shfrytëzoi rrethanat e realizoi dy gola për veronezët. Miqtë me Insinjen në vend të Pandevit janë të papërmbajtshëm nga krahët, dhe Kievo trembet në të 8′, nga një gjuajtje e Higuainit. Hamshiku pas 5′ zhbllokon rezultatin dhe tërbon tifozët miq. Edhe pse të kaltrit bëjnë më shumë presion, veronezët shënojnë në kundërsulmin e parë. Në të 24′, Hetemaj kroson për Paloskin, e ky është më i shpejtë se Britosi dhe realizon golin e barazimit. Por Napoli reagon shpejt dhe në të 28′, Kalehon shënon golin e dytë. Në të 30′ Maxho gabon në kthimin e topit dhe Paloski gjuan, por topi godet shtyllën. Pas 6′, Reina duhet të fluturojë, ndërsa Radovanoviç gjuan fort drejt portës. Higuaini i afrohet për pak centimetra golit, por Paloski në vazhdim është i saktë. Sulmuesi në të 40′, pasi lirohet nga Maxhio, pastaj Behrami, me të djathtën mposht edhe Reinan. Por në pjesën e dytë miqtë duan të mbyllin takimin. Inler rrezikon dy herë përpara se Hamshiku në të 65′ shënon. Më pas, radha është e Higuainit që, pas kombinimit me Insinjen, realizon në të 71′. Për Kievon është e pamundur të ndryshojë rezultatin, me gjithë përpjekjet e tyre. Napoli këtë herë është i saktë dhe dominues.
Benitez – Prej tri vitesh, Napoli nuk fitonte në fushën e Kievos. “Ne kemi shumë besim në atë që bëjmë. Të gjithë duam të japim më të mirën. Ne kemi një qytet të tërë përpara dhe skuadra këtë e ndien. Në disa momente u shpërqendruam, duhet që të punojmë akoma. Nuk është e vështirë të punosh në fazën mbrojtëse, është më e thjeshtë kur ke lojtarë cilësorë”, tha Benitezi pas takimit. Spanjolli foli edhe për golin e parë të Higuainit. “Ai bën një punë të madhe pa top dhe, nëse do të bëjë gol, kjo vjen sepse ka cilësi të mëdha”. Benitez sqaron forcën aktuale të Napolit. “Jemi në 70%, mund të përmirësohemi edhe 30% të tjera, pavarësisht se pushimi nuk na ndihmon.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *