Home / Lajme / Rajon / Nata e tretë e përleshjeve midis policisë dhe protestuesve në Turqi

Nata e tretë e përleshjeve midis policisë dhe protestuesve në Turqi

12 shtator-
Shkak i drejtpërdrejtë për këto protesta ishte vdekja në rrethana të pasqaruara tani për tani e 22-vjeçarit Ahmet Atakan gjatë protestave në qytetin jugor turk Hataj midis të hënës dhe të martës.

Pjesëtarët e policisë turke edhe gjatë natës së kaluar, e treta ma radhë, u përleshën me protestuesit në më shumë qytete në vend, me ç’rast përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për dëbimin e pjesëmarrësve në protestat e organizuara me rastin e vdekjes së një protestuesi 22-vjeçar në Hataj.

Përleshjet më të ashpra ka pasur në qytetet jugore, por nga disa qindra persona janë grumbulluar edhe në protestat në rajonin e Ankarasë dhe Stambollit.

Shkak i drejtpërdrejtë për këto protesta ishte vdekja në rrethana të pasqaruara tani për tani e 22-vjeçarit Ahmet Atakan gjatë protestave në qytetin jugor turk Hataj midis të hënës dhe të martës.

Protestat në Hataj janë organizuar kundër planeve të autoriteteve për të ndërtuar rrugë përmes territorit të një Universiteti në Ankara, për të cilën gjë është e nevojshme të priten më shumë drunj.

Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë protesta e reja të shndërrohen në protesta masovike si ato në qershor të këtij viti, të cilat filluan si tubim ekologjik kundër ndërtimit të një qendre tregtare në parkun Gezi në Stamboll, ndërsa u shndërruan në protesta masovike antiqeveritare.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *