Home / Lajme / Maqedoni / Ndalohet 24 vjeçari nga Haraçina, akuzohet për vrasje në Kumanovë

Ndalohet 24 vjeçari nga Haraçina, akuzohet për vrasje në Kumanovë

26 shtator-I akuzuari S.A kreu vrasjen më 18 nëntor të vitit të kaluar në rrugën “11 Nëntori” përballë Ndihmës emergjente të Spitalit të Kumanovës, ku mbeti i vrarë 31 vjeçari E.L nga fshati Opajë i Kumanovës. Policia e Kumanovës informoi se viktima ishte vrarë me nëntë plumba në trup, ndërsa motivet e vrasjes ishin për shkak të zënke që kishte ndodhur midis tyre

Policia e Kumanovës arrestoi 24 vjeçarin S.A nga Haraçina, i cili akuzohet si autor i vrasjes në Kumanovë.

I akuzuari S.A kreu vrasjen më 18 nëntor të vitit të kaluar në rrugën “11 Nëntori” përballë Ndihmës emergjente të Spitalit të Kumanovës, ku mbeti i vrarë 31 vjeçari E.L nga fshati Opajë i Kumanovës. Policia e Kumanovës informoi se viktima ishte vrarë me nëntë plumba në trup, ndërsa motivet e vrasjes ishin për shkak të zënke që kishte ndodhur midis tyre.

SPB e Kumanovës bëri të ditur se në bashkëpunim me SPB në Shkup po vazhdon kërkimet për ndalimin edhe të dy personave të tjerë të ndërlidhur me këtë vrasje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *