Home / Lajme / Maqedoni / Në bujqësore emërohet drejtor maqedonas (VIDEO)

Në bujqësore emërohet drejtor maqedonas (VIDEO)

Tetovë, 17 Shtator – Boris Stojanovski është emëruar drejtor i Shkollës së Mesme të Bujqësisë.

Sipas informacioneve zyrtare Stojanovski është emëruar drejtor të premten e kaluar në vend të ushtruesit të detyrës Sherif Abduramani i cili u emërua nga ana e kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi. Megjithatë, në bazë të marrëveshjes paraprake mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, për përkrahje të kandidates së BDI-së, për kryetare të komune të Tetovës, posti i drejtorit të kësaj shkolle i ka takuar partisë maqedonase. Sipas informacioneve që arritëm të sigurojmë ushtruesi i deritanishëm i detyrës drejtor në shkollën e mesme të bujqësisë Sherif Abduramani, është emëruar ndihmës drejtor.Kohë më parë drejtor në shkollën e mesme të Gjimnazit me vendim të kryetares së komunës Teuta Arifi është emëruar Namikqemal Mustafa, në vend të drejtorit të deritanishëm Gazmend Arifi. Në shkollën e mesme të mjekësisë është emëruar Shpresa Lika në vcend të drejtorit të deritanishëm Halit Dheari. Drejtoreshë në shkollën e mesme të Ekonomisë është emëruar Ramije Kurtishi, në vend të drejtoreshës Zana Ismani, kurse paraprakisht një mandate të tretë kishte marrë edhe drejtori I shkollës së Mesme Tekstile Abaz Abazi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *