Home / Lajme / Maqedoni / Në ‘Krivollak’ ditë e mysafirëve të lartë për stërvitjen ushtarake ‘Sfidë 2013’

Në ‘Krivollak’ ditë e mysafirëve të lartë për stërvitjen ushtarake ‘Sfidë 2013’

24 shtator-Në “Krivollak” sot stërvitjen superiore do ta shfaqin pjesëtarët e batalionit për mbrojtje kundërajrore (MKA) të ARM-së së bashku me pjesëtarët e njësisë së MKA-së nga përbërja e FA të Republikës së Sllovenisë, të cilët do të realizojnë stërvitje taktike me gjuajtje të caqeve në hapësirë ajrore, me sistem të lehtë transmetues raketor “Gjilpëra”.

Në Poligonin e armatës (PA) “Krivollak” sot do të mbahet ditë e mysafirëve të lartë në kuadër të stërvitjes ushtarake bilaterale “Sfidë 2013” ku prej 21 shtatorit marrin pjesë pjesëtarë të ARM-së dhe Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Sllovenisë.

Siç u paralajmërua, në ditën e mysafirëve të lartë do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi, shefi i SHM të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski, ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Branko Rakovec, komandanti i Komandës së bashkuar operative të ARM-së, gjeneral-majori Metodija Veliçkovski, përfaqësues të lartë të FA të Republikës së Sllovenisë, atashe ushtarakë të akredituar në Republikën e Maqedonisë dhe mysafirë të lartë.

Në “Krivollak” sot stërvitjen superiore do ta shfaqin pjesëtarët e batalionit për mbrojtje kundërajrore (MKA) të ARM-së së bashku me pjesëtarët e njësisë së MKA-së nga përbërja e FA të Republikës së Sllovenisë, të cilët do të realizojnë stërvitje taktike me gjuajtje të caqeve në hapësirë ajrore, me sistem të lehtë transmetues raketor “Gjilpëra”.

Stërvitja “Sfida 2013” është e gjashta me radhë e tipit të tillë të cilën në “Krivollak” së bashku e realizojnë pjesëtarët e ARM-së dhe FA të Republikës së Sllovenisë, ndërsa përballimi i stërvitjes së përbashkët, do të kontribuojë për rritjen e gatishmërisë ushtarake, aftësisë operative, si dhe interoperativitetit të batalionit për MKA, i cili është në përbërjen e brigadës së aviacionit të ARM-së.

Rrumbullaksimi i këtij projekti, qëndron në kumtesën e MM-së, paraqet edhe një impuls të fuqishëm ndaj përforcimit të bashkëpunimit bilateral ushtarak të ARM-së me FA të Republikës së Sllovenisë

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *