Home / Lajme / Maqedoni / Nesër aktivitete të nxënësve të shkollave të mesme nga Tetova dhe Gostivari në projektin ‘Shkolla të sigurta-mjedise harmonike’

Nesër aktivitete të nxënësve të shkollave të mesme nga Tetova dhe Gostivari në projektin ‘Shkolla të sigurta-mjedise harmonike’

25 shtator-“Para hyrjeve të shkollave në Tetovë dhe Gostivar në orën 12 do të hapen pikat ku nxënësit në një libër të veçantë do të shkruajnë porosi për projektin dhe përmbajtjet e tyre kundër dhunës dhe për mirëkuptim dhe harmoni. Këto pika do të jenë të hapura një javë dhe në to do të angazhohen ekipet shkollore të sigurimit. Të gjitha porositë e shkruara në librat do të lexohen dhe do të zgjidhen më të mirat”, deklaroi Josifovski.

Shumë aktivitete të nxënësve të shkollave të mesme nga Tetova dhe Gostivari do të zbatohen nesër në kuadër të projektit parandalues-arsimor “Shkolla të sigurta-mjedis harmonik”, bartës të cilëve janë vetëqeverisja lokale e Tetovës dhe Gostivari, SPB Tetovë dhe OSBE-ja, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Qëllimi i aktiviteteve, theksoi ai, është që të kontribuohet për ngritjen e vetëdijes te të rinjtë për mirëkuptim, respektim dhe lehtësim në funksion të parandalimit në kohë dhe efikas, por edhe zvogëlim praktik të dhunës në shkollë dhe të tjera.

“Para hyrjeve të shkollave në Tetovë dhe Gostivar në orën 12 do të hapen pikat ku nxënësit në një libër të veçantë do të shkruajnë porosi për projektin dhe përmbajtjet e tyre kundër dhunës dhe për mirëkuptim dhe harmoni. Këto pika do të jenë të hapura një javë dhe në to do të angazhohen ekipet shkollore të sigurimit. Të gjitha porositë e shkruara në librat do të lexohen dhe do të zgjidhen më të mirat”, deklaroi Josifovski.

Para programit të paraparë nesër në Tetovë në orën 12 e 30 minuta nxënësit e veshur me bluza të përpunuar me qëllim për projektin fillimisht do të nisen drejt udhëkryqit në rrugët “Bllagoja Toska” dhe “Marshall Tito”, ndërsa prej këtu do të vazhdojnë deri te sheshi i Tetovës, ku në orën 13 është paraparë fjalim i tre nxënësve, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe nga SPB Tetovë.

Edhe në sheshin në Gostivar në orën 12 e 45 minuta është paraparë ardhje e organizuar e nxënësve të shkollave të mesme pas ka do të ketë fjalim të nxënësve, përfaqësuesve nga vetëqeverisja lokale dhe Stacioni policor Gostivar

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *