Home / Lajme / Maqedoni / Nevzat Bejta takohet me drejtuesit e Njësisë së Vetëqeverisjes Lokale Daneze

Nevzat Bejta takohet me drejtuesit e Njësisë së Vetëqeverisjes Lokale Daneze

27 shtator-Vizita në qytetin e Veljes, u përmbyll me vizitën e bërë në shkollën fillore qendrore të kësaj komune. Kryetari Nevzat Bejta dhe drejtoresha e shkollës, Anne Gulbech Schmidt, këmbyen përvojat nga fusha e arsimit.

Me iniciativë të ambasadorit të Republikës së Maqedonisë në Danimarkë, Asaf Ademi delegacioni nga Gostivari realizoi takim me drejtuesit e një nga komunat më të mëdha të atjeshme, Veljes.

Në takimin miqësor me kryetarin Arne Sigtenbjerggard, nga të dyja palët u shfaq interesim për vendosjen e një bashkëpunimi konkret në të gjitha sferat dhe veçmas në aspektin ekonomik me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të dy qyteteve.

Në takim u vendos që në afat sa më të shkurtër të formohen grupe punuese nga të dyja komunat, me qëllim të përgatitjes së projekteve konkrete nga fusha e turizmit malor me të cilat do të konkurrohet në fondet e Bashkimit Evropian. Në fund të takimit, kryetari Bejta ftoi homologun e tij, Arne Sigtenbjerggard që të vizitojë komunën e Gostivarit.

Gjatë qëndrimit në Komunën e Veljes, kryetari i komunës Nevzat Bejta, vizitoi edhe qendrën afariste kulturore “Spinderihallerne”, ku pati takim me drejtorin e kësaj qendre, Lars Henrik Nielsen. Në takim, u ra dakord që kjo qendër e cila paraqet inkubatorin më të zhvilluar të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Danimarkë, të jetë partner strategjik i Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal të komunës së Gostivarit.

Vizita në qytetin e Veljes, u përmbyll me vizitën e bërë në shkollën fillore qendrore të kësaj komune. Kryetari Nevzat Bejta dhe drejtoresha e shkollës, Anne Gulbech Schmidt, këmbyen përvojat nga fusha e arsimit.

Pas përshkrimit të sistemit arsimor fillor në Danimarkë, dhe gjendjes në këtë institucion, drejtoresha Schmidt elaboroi eksperiencën e bashkëpunimit në këmbimin e nxënësve dhe kuadrit arsimor të këtij institucioni me institucione e tjera Evropiane. Nga ky takim doli dhe ideja që në të ardhmen të shqyrtohen mundësitë që përvojat e lartpërmendura të mund të implementohen edhe në njërën nga shkollat fillore të Komunës së Gostivarit.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Danimarkë, kryetari Nevzat Bejta pritet të zhvillojë takim edhe me drejtuesit e Njësisë së Vetëqeverisjes Lokale Daneze. Po ashtu, do të realizojë takim edhe me kryesinë e shoqatës së afaristëve nga Maqedonia, si dhe do të ketë edhe tubim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Danimarkë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *