Home / Sport / Nexhat Shabani trajner i ri i KF Shkupit

Nexhat Shabani trajner i ri i KF Shkupit

Trajneri i ri i shkupit Shabani, kohëve të fundit punonte si drejtor sportiv i Shkupit, ndërsa është edhe ndihmës trajner i kombëtares A të Maqedonisë.

KF Shkupi ka bërë ndryshim në stafin teknik, pasi nga ky post është larguar Visar Ganiu. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve të dobëta ë që arrinte skuadra, ndërsa vendimtare e tregua disfata e fundit në fushë të vetë nga KF Vrapçishti.
Shkupi në Ligën e Dytë nën drejtimin e Ganiut, ka zhvilluar 7 takime , prej të cilave vetëm tri janë fitore, ndërsa ka pësuar katër disfata. Pas largimit të Ganiut, i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtuesve të KF Shkupit, që kanë emëruar trajner të ri Nexhat Shabanin. Trajneri i ri i shkupit Shabani, kohëve të fundit punonte si drejtor sportiv i Shkupit, ndërsa është edhe ndihmës trajner i kombëtares A të Maqedonisë.
Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në fushë musafire, kur do të ketë përballë futbollistët e Novacit të cilët janë në pjesën e poshtme të tabelës.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *