Home / Lajme / Maqedoni / Nje 43 vjecar vret motren dhe nenen e tij (VIDEO)

Nje 43 vjecar vret motren dhe nenen e tij (VIDEO)

Gostivar, 09 Shtator – Dy femra nga Gostivari, nënë dhe vajzë, janë vrarë mbrëmë në shtëpinë e tyre. Për vrasjen e dyfishtë, dyshohet Vlladimir C.(43)

Dy femra nga Gostivari, nënë dhe vajzë, janë vrarë mbrëmë në shtëpinë e tyre. Për vrasjen e dyfishtë, dyshohet Vlladimir C.(43), i cili pak pas ngjarjes, është arrestuar nga policia.

Sipas njohurive të para të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Vlladimir C., rreth orës 22.00, me sëpatë e ka sulmuar nënën e tij Dimitrulla (71) dhe motrën Sllavica (46), në shtëpinë, e cila gjendet në rrugën “Ilindenska” në Gostivar.

Rastin në fjalë në polici e kishin paraqitur fqiu, i cili kishte dëgjuar klithmat për ndihmë dhe piskamat.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, në këtë familje, një kohë të gjatë kishte patur mosmarrëveshje familjare, ndërsa si shkak për këtë veprim, ka mundësi të jetë edhe ndonjë ngarkesë psikike e Vlladimirit.

Policia, gjykatësi hetues dhe prokurori publik, mbrëmë deri vonë kanë bërë ekspertizën e nevojshme ligjore, duke përcaktuar me këtë rast edhe rrethanat të cilat kanë bërë që të ndodh kjo tragjedi familjare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *