Home / Lajme / Maqedoni / Një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në aksident në rrugën Kavadar-Rosoman

Një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në aksident në rrugën Kavadar-Rosoman

26 shtator-Në fatkeqësi kanë marrë pjesë një automjet motorik për udhëtarë ‘opel omega’ me regjistrim të Kavadarit i drejtuar nga një qytetar i Kavadarit i lindur në vitin 1979, moped “tomos” i drejtuar nga një qytetar njëzetvjeçar i Negotinës dhe një këmbësor nga Kavadari, i lindur në vitin 1979.

Një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në një aksident i cili ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Kavadar-Rosoman, konfirmoi sot në mëngjes Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB Veles.

Në fatkeqësi kanë marrë pjesë një automjet motorik për udhëtarë ‘opel omega’ me regjistrim të Kavadarit i drejtuar nga një qytetar i Kavadarit i lindur në vitin 1979, moped “tomos” i drejtuar nga një qytetar njëzetvjeçar i Negotinës dhe një këmbësor nga Kavadari, i lindur në vitin 1979.

“Drejtuesi i mopedit bashkë me këmbësorin kanë qëndruar në anën e djathtë të korsisë me ç’rast ka kaluar automjeti motorik dhe gjatë kthesës i ka goditur ata. Nga goditja, në vend ka vdekur motoçiklisti, ndërsa këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe është transportuar në spitalin e Kavadarit me ç’rast është lëshuar për mjekim shtëpiak”, sqaroi Stojkovska.

Në vendngjarje ekspertizë kanë bërë prokurori publik, gjykatësi hetues, ekipi i SPB Veles, kumtoi Stojkovska

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *