Home / Sport / Nuhiu për fitore të parë të Shkëndijës

Nuhiu për fitore të parë të Shkëndijës

Dy supergola të Ardian Nuhiut e kanë ndihmuar Shkëndijën e Tetovës të fitojë përballë Napredokut në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në vend. Ky ishte triumfi i parë i ‘kuqeznjëve’ në kampionat në sezonin e ri, pasi në pesë xhirot paraprake regjistruan katër barazime dhe një disfatë.

Sulmuesi shkupjan Ardian Nuhiu ka qenë heroi i fitores 3:2 të Shkëndijës përballë Napredokut, duke ndihmuar me dy gola skuadrën tetovare të regjistrojë fitoren e parë në sezonin e ri. Shkëndija në këtë përballje të xhiros së 6-të vinte pas katër barazimeve dhe një disfate dhe djelmoshat ‘kuqezi’ dukeshin të determinuar të sjellin gëzimin e parë. Mirëpo rast për të avansuar në fillim kishin miqtë, kur portieri Jovanovski gabon rëndë, ndërsa Krkeliq nuk arrin të shënojë në portën tetovare të mbuluar mirë nga mbrojtësi Belica. Vetëm një minutë më vonë në anën tjetër dënon Shkëndija kur një vertikalizim në zonë për mrekulli e pranon Nuhiu i cili në rrotullim e nxjer nga loja mbrojtësin kundërshtar, ndërsa më pas me goditje të matur shënon për epërsi 1:0 të Shkëndijës. Ky gol sikur frymëzoi ‘kuqezinjtë’ të cilët në minutën e 16-të shënuan për 2:0, kur Maznov çoi topin në rrjetë pas harkimit të Cuculit. Shkëndija ishte në rrugë të mbarë për të deklasuar kundërshtarin kur në skenë del arbitri Jakimovski që në minutën e 23-të një start Rexhepit ndaj Cvetanovskit e karakterizon si penalti dhe karton të kuq për mbrojtësin e Shkëndijës. Ballazhi mori përgjegjësinë për të goditur nga pika e bardhë dhe shënoi për 2:1. U duk se Shkëndija do jetë e goditur nga kartoni i kuq dhe goli i pranuar, mirëpo Ardian Nuhiu nuk lejon të dalin gjërat nga kontrolli, pasi në minutën e 31 sjell kryevepër të vërtetë kur me parabol shënon për 3:1. Në pjesën e dytë Shkëndija dominoi takimin dhe krijoi shumë raste për të shënuar, mirëpo mungesa e koncentrimit në sulm bëri që rezultati të mbetet i njëjtë deri në minutën e 89-të, kur Napredoku me anë të Markovskit shënoi për 3:2. Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, kështu që Shkëndija i’u gëzua fitores së parë në sezonin e ri. Gostivari nuk arrin të mer triumfin kundër Pelisterit, me të cilët ndahen baraz 1:1. Loga në minutën e 37-të realizon për epërsi të Gostivarit. Mirëpo vendasit nuk arrijnë të ruajnë epërsinë deri në fund të pjesës së parë, kur Zhunior realizoi për barazim. Gostivari deri në fund nuk arriti të ndryshojë diçka, ndërsa nga minuta e 77 luajti pa Llogën e ndëshkuar me të kuq. Në ndeshjet tjera Metalurgu dhe Vardari janë ndarë baraz 2:2, Horizonti u ndal 1:1 me Euromilkun, ndërsa pa gola luajtën Bregallnica dhe Makedonija Gj.P. Të shtunën Rabotniçki dhe Renova u ndanë baraz 0:0.

Liga e Parë, xhiroja e 6:
Metalurgu-Vardari 2:2
Horizont T.-Euromilku 1:1
Shkëndija-Napredoku 3:2
Gostivari-Pelisteri 1:1
Bregallnica-Makendonija Gj.P. 0:0
Rabotniçki-Renova 0:0.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *