Home / Lajme / Maqedoni / OBRIE: Tangoja Gruevski – Daçiq kundër Kosovës

OBRIE: Tangoja Gruevski – Daçiq kundër Kosovës

12 shtator-ëta dy nacionalistë të përbetuar, hapur po pengojnë zhvillimin rajonal në dimensionin ekonomik, duke shkelur marrëveshjen CEFTA dhe liritë themelore, lëvizjen e lirë të mallrave, personave, shërbimeve dhe të kapitalit. Fatkeqësisht eksperiment i tyre është shteti i ri i Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane vlerëson se, vendimet e qeverisë së Maqedonisë për importin e kushtëzuar të miellit si dhe taksat rrugore për shtetasit e Kosovës janë skandaloze dhe plotësisht antievropiane.

Sipas OBRIE, barrierat maqedonase i ngjajnë barrikadave serbe në veri.

Është i njëjti skenar që po realizohet paturpësisht nga Shkupi dhe Beogradi për të bllokuar zhvillimin ekonomik, gjegjësisht shtet-ndërtimin e Kosovës, vlerëson OBRIE.

“Për çudi tentativa të tilla për të bllokuar shtetin e Kosovës po provohen nga dy kryeministrat, Daciq dhe Gruevski, të cilët kohën më parë u shfaqën si promotor të idesë së mini-shengenit Ballkanik. Fjalimet e tyre, se gjoja po punojnë intensivisht në agjendën evropiane, janë thjeshtë një hipokrizi. Këta dy nacionalistë të përbetuar, hapur po pengojnë zhvillimin rajonal në dimensionin ekonomik, duke shkelur marrëveshjen CEFTA dhe liritë themelore, lëvizjen e lirë të mallrave, personave, shërbimeve dhe të kapitalit. Fatkeqësisht eksperiment i tyre është shteti i ri i Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate të cilët e transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas kësaj organizatë, dezintegrimi i shfaqur rajonal serb është pjesë e një lojaliteti dhe partneriteti të pjesshëm të saj me vendet e rajonit, ku gati se me gjitha shtetet janë kontestet e hapura.

“Në këtë drejtim Maqedonia duket si aleatja e vjetër që i shërben gjithmonë djallëzimit politik dhe ekspansionit serb. Aleancat midis këtyre dy vendeve janë sy zgjuar, edhe pse pati një inat nga Beogradi për shkak të njohjes së Kosovës”, theksohet më tej në komunikatë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *