Home / Lajme / Maqedoni / Oda ekonomike: Masa kosovare është politike, e jo tregtare

Oda ekonomike: Masa kosovare është politike, e jo tregtare

10 shtator-Deri te Oda ekonomike e Maqedonisë deri tani kanë arritur reagike nga Vitaminka, Evropa dhe kompani tjera të Maqedonisë ndaj masës së vendosur nga Kosova, ndërsa Oda, siç theksoi Nuri është në kontakt të përhershëm me Odën ekonomike të Kosovës për gjetjen e zgjidhjes për problemin.

Kryetarët e Odës ekonomike të Maqedonisë dhe të Lidhjes së odave ekonomike deri në fund të ditës do të dalin me reagim të përbashkët lidhur me luftën tregtare që na e ka imponuar Republika e Kosovës, paralajmëroi Lubica Nuri nga Oda ekonomike.

“Masa nuk është tregtare, por politike. Masat tregtare sillen në kaudër të disa rregullave, ndërsa kjo masë është jashtë të gjitha rregullave. Është evidente se nuk bëhet fjalë për masë që është në kuadër të CEFTA-s, por është dypalëshe nga ana e Republikës së Kosovës drejt Republikës së Maqedonisë, për dallim nga masa jonë e cila ka qenë në kuadër të Marrëveshjes për CEFTA-n. Masa nuk është lajmëruar as në Sekretariarin CEFTA në Bruksel me çka konfirmohet se trajtohet si bilaterale nga Kosova drejt Maqedonisë”, deklaroi Nuri.

Ajo theksoi se Sekretariari CEFTA nuk mund të reagojë nëse masa nuk është denoncuar tek ata dhe del nga suaza e Marrëveshjes dhe precizomn se Marrëveshja për CEFTA-n është nënshkruar nga ana e UNMIK-ut, e jo nga Republika e Kosovës.

Sipas saj bëhet fjalë për masa, të cilat nuk janë konsultuar me ekonominë dhe janë marrë në nivel të qeverive. Momentalisht, potencoi, është shumë vështirë të precizohet se çfarë dëmi shkakton masa, sepse ajo praktkisht ka hyrë në fuqi prej dje, ndërsa për informacione më të hollësishme është e domosdoshme të bëhe shqyrtime dhe anketa.

Deri te Oda ekonomike e Maqedonisë deri tani kanë arritur reagike nga Vitaminka, Evropa dhe kompani tjera të Maqedonisë ndaj masës së vendosur nga Kosova, ndërsa Oda, siç theksoi Nuri është në kontakt të përhershëm me Odën ekonomike të Kosovës për gjetjen e zgjidhjes për problemin.

Vitin e kaluar shkëmbimi i përgjithshëm tregtar i Maqedonisë me Kosovën ka qenë 421 miolionë dollarë, nga të cilat 392 milionë kanë qenë eksport, ndërsa 29 milionë import. Në tetë muajt e parë të vitit shkëmbimi është 145 milionë dollarë, nga të cilat 132 milionë eksport, ndërsa 14 milionë import.

Në Kosovë më shumë eksportojmë çimento, ilaçe, derivate të naftës, prodhime të çelikut dhe të hekurit, cigare, prodhime të furrave, pije, fruta dhe perime, ndërsa më shumë importojmë mbetje të çelikut, pllaka të plastikës, bitumen dhe asfalt dhe gypa salduese.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *