Home / Lajme / Maqedoni / Ordanovski: Çmime më të ulëta të SMS-ve për 50 për qind nga 1 nëntori

Ordanovski: Çmime më të ulëta të SMS-ve për 50 për qind nga 1 nëntori

23 shtator-Efekti i parë dhe më i rëndësishëm nga masa rregullatore, sqaroi është që çmimet e shitjes me pakicë për qytetarët të zvogëlohen te të gjithë tre operatorët celularë, por në një të ardhme të afërt dhe të barazohen çmimet në rrjetin e operatorit personal, por edhe në rrjetin e operatorit tjetër.

Çmime më të ulëta të SMS porosive për 50 për qind nga 1 nëntori i këtij viti dhe zvogëlim i çmimeve me shumicë për terminacion midis operatorëve celularë, që duhet të ndikojnë në zvogëlimin e vlerës së çmimeve me pakicë, paralajmëron drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) Robert Ordanovski.

AKE-ja deri të premten do ta përfundojë analizën në bazë të së cilës do ta publikojë çmimin e shitjes me shumicë për SMS porositë, pas çka do të zbatohet debat publik njëmujor dhe do të miratohet shuma e re.

Maqedonia, tregoi, është në katër vendet e para të shteteve në Evropë e cila vendos rregullativë të tregut SMS, përveç Danimarkës, Francës dhe Polonisë.

Nga 1 nëntori do të zbatohen edhe çmimet e shitjes me shumicë për fjalë që i miratoi AKE-ja, në vlerë prej 1,2 denarë për terminin në rrjetet e të gjithë tre operatorëve celularë.

Efekti i parë dhe më i rëndësishëm nga masa rregullatore, sqaroi është që çmimet e shitjes me pakicë për qytetarët të zvogëlohen te të gjithë tre operatorët celularë, por në një të ardhme të afërt dhe të barazohen çmimet në rrjetin e operatorit personal, por edhe në rrjetin e operatorit tjetër.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *