Home / Sport / Ozil: Arsenal mund të fitoj tituj

Ozil: Arsenal mund të fitoj tituj

“Sigurisht, jemi në gjendje të fitojmë tituj. Në vitet e fundit, Arsenali nuk ka pasur aq shumë sukses, por duam të jemi më të suksesshëm”, deklaroi ish futbollisti i Real Madridit, i cili u transferua në Londër në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mesut Ozil është optimist se Arsenali do të fitojë tituj shumë shpejt. ‘Topçinjtë’ nuk kanë treguar sukses në vitet e fundit, duke mbetur pa trofe të rëndësishëm, por pas përforcimit me yllin gjerman, ekipi i Arsene Wengerit është njëri prej pretendentëve për titull të kampionit në Premierligë.

“Sigurisht, jemi në gjendje të fitojmë tituj. Në vitet e fundit, Arsenali nuk ka pasur aq shumë sukses, por duam të jemi më të suksesshëm”, deklaroi ish futbollisti i Real Madridit, i cili u transferua në Londër në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Trajneri Wenger është një menaxher i nivelit botëror dhe këtë e ka demonstruar me vite të tëra. Shumë lojtarë janë zhvilluar nën drejtimin e tij. Për këtë kam ardhur në Arsenal”, përfundoi futbollisti me prejardhje turke.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *