Home / Sport / Ozil transferohet tek Arsenali për 43 mln paund

Ozil transferohet tek Arsenali për 43 mln paund

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil ka kompletuar transferimin e tij tek skuadra londineze e Arsenal, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit anglez.

Transferimi i Ozil është bërë në vigjilje të mbylljes së merkatos verore. Ardhja e Gareth Bale në Madrid bëri të mundur edhe transferimin Ozil tek Arsenal, teksa Realit i nevojiten para për të mbuluar shpenzimet e uellsianit.

Gjermani kreu testet mjekësore në Gjermani, në pamundësi për të udhëtuar menjëherë në Londër, për shkak se është i grumbulluar me kombëtaren e Gjermanisë.

Mësohet se ai ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Arsenalin me një pagë prej 150 mijë paundësh në javë. Një rol kyç në negociata ka luajtur edhe gjigandi i Arsenalit, Per Mertesacker.

“Jam mjaft i emocionuar që po i bashkohem një klubi si Arsenali dhe jam gati të luaj fort në Premier League. Ky kalim është mjaft i rëndësishëm për karrierën time personale dhe jam gati të bashkëpunoj me trajnerin Wenger”, tha Ozil.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *