Home / Lajme / Rajon / Pacolli: Nuk jemi banane republikë që të luajnë të tjerët

Pacolli: Nuk jemi banane republikë që të luajnë të tjerët

Sipas Pacollit, Kosova është e vendosur që në frymën integruese të zhvillojë raporte bashkëpunimi dhe partneriteti me vendet e rajonit, përveç ne rastet kur shteti i Kosovës trajtohet padrejtësisht dhe behën bllokada kundër çdo rregulli integrues te BE-se.

Presidenti i AKR-së Behxhet Pacolli ne lidhje me masat qe ka ndërmarre Ministria e Tregtisë ndaj prodhimeve maqedonase ka thënë se, Kosova nuk është banane Republikë qe dikush te luaj me të. “As Maqedonia dhe askush tjetër nuk mund te ndërmarr masa padrejtësisht ndaj Kosovës dhe mos ta marr përgjigjen e merituar. Ne jemi te vendosur për këtë” ka thënë Pacolli.

Sipas Pacollit, Kosova është e vendosur që në frymën integruese të zhvillojë raporte bashkëpunimi dhe partneriteti me vendet e rajonit, përveç ne rastet kur shteti i Kosovës trajtohet padrejtësisht dhe behën bllokada kundër çdo rregulli integrues te BE-se.

Këto komente zëvendëskryeministri Pacolli i bëri në kongresin që është duke e mbajtur partia e tije.

Ndryshe, në mesnatë hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për heqjen e ndalesës për import të miellit nga vendet fqinje, përfshirë edhe Kosovën, me ç`rast pritet dhe normalizimit të raporteve Shkup – Prishtinë. Por, Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë as të shtunën nuk ka larguar kamionët, të cilët bllokojnë akset rrugore për automjetet në pikën kufitare në Bllacë, me arsyetimin se përderisa Qeveria maqedonase ka marrë vendim dhe të njëjtin e ka firmosur, të njëjtën gjë nuk e ka bërë dhe pala kosovare.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *