Home / Lajme / Rajon / Parlamenti Evropian e miratoi mekanizmin me të cilin parashikohet pezullimi i regjimit pa viza

Parlamenti Evropian e miratoi mekanizmin me të cilin parashikohet pezullimi i regjimit pa viza

12 shtator-“Edhe pse edhe më tej është i rëndësishëm, megjithatë, numri i azilantëve nga rajoni (i Ballkanit perëndimor) në të vërtetë zvogëlohet, ashtu që vendet anëtare të BE-së nuk kanë bazë të kërkojnë nga Komisioni Evropian ta aktivizojnë mekanizmin”, thekson Fajon në kumtesë.

Parlamenti Evropian sot e miratoi raportin e eurodeputetit spanjoll nga radhët e Partisë Popullore Evropiane, Diaz de Mera, me të cilën jepet dritë e gjelbër për mekanizmin e pezullimit të regjimit pa viza në raste të caktuara, si dhe për masa për reciprocitet.

“Për” raportin votuan 328 eurodeputetë, 257 ishin “kundër”, ndërsa 48 “të përmbajtur”. Teksti i propozuar ishte miratuar pasi eurodeputetët e hodhën poshtë amendamentin me gojë të eurodeputetes sllovene nga radhët e socialistëve dhe demokratëve Tanja Fajon, të përkrahur nga lideri i të gjelbërve, Daniel Kon-Bendit, me të cilin është kërkuar kthimi i tekstit në komisionet e Europarlamentit për përpunimin e tij, me qëllim të shmangen dëmet e mundshme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mos zvogëlohen kompetencat e europarlamentit.

Mekanizmi i pezulluar, sipas anëtarëve të raportit, nuk është përpunuar vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor , por për të gjithë të cilët kanë regjim pa viza me zonën e shengenit. Megjithatë, në diskutimet erdhi deri te shprehja se pikërisht situata me azilantët të cilët vijnë nga Ballkani Perëndimor kërkon kujdes të veçantë, sepse ndikon ndaj procesit të zgjerimit të BE-së dhe ndaj politikës së azilit.

Pas ndërprerjes së vizave në vitin 2009 dhe 2010, disa vende anëtare evropiane ishin vërshuar me kërkesë të azilit të cilët vijnë kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia.

Nëse miratohet dokumenti, pas kërkesës së disa vendeve anëtare, Komisioni Evropian do të mundet ta aktivizojë klauzolën për pezullimin e regjimit pa viza. Me mekanizmin e pezulluar parashikohet sjellje e sërishme e regjimit të vizave për periudhën prej gjashtë muajve, si dhe vazhdimin e tyre për një vit.

Fajon: Nuk ka rrezik për Ballkanin Perëndimor nga mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza

Deputetja në Parlamentin Evropian Tanja Fajon porositi sot se nuk ekziston rrezik për vendet e Ballkanit Perëndimor që së shpejti të ndryshohet mekanizmi që mundëson vendosje të përkohshme të vizave për shtetet qytetarët e të cilëve në numër më të madh vijnë si azilantë të rremë në BE.

Fajon, në kumtesë për mediat, vlerësoi se rezultati i votimit të sotëm në europarlamentin për këtë mekanizëm “seriozisht e përkeqëson politikën e vizave të BE-së dhe marrëdhëniet me fqinjët, ndërsa veçanërisht me vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Ajo paralajmëroi se mekanizmi i miratuar është “i dëmshëm dhe i rrezikshëm”.

“Edhe pse edhe më tej është i rëndësishëm, megjithatë, numri i azilantëve nga rajoni (i Ballkanit perëndimor) në të vërtetë zvogëlohet, ashtu që vendet anëtare të BE-së nuk kanë bazë të kërkojnë nga Komisioni Evropian ta aktivizojnë mekanizmin”, thekson Fajon në kumtesë.

“Për” miratimin e mekanizmit votuan 328 eurodeputetë, 257 ishin “kundër” ndërsa 48 “të përmbajtur”.

“Kjo është katastrofë, jam shumë e dëshpëruar”, ka shkruar Fajon në Tuiterin e saj menjëherë pas votimit.

Ajo, si anëtare e komitetit për liri njerëzore, gjyqësi dhe punë të brendshme të PE-së, e udhëhiqte fushatën që ky mekanizëm të mos miratohet, sepse nuk parasheh rol kontrollues të parlamentit në pranimin e saj, por vendimin ia lëshoi vetëm Komisionit Evropian.

Malmstrom: Shpresoj se nuk do të vijë momenti që ta heqim regjimin pa viza të ndonjë shtet

Eurokomisarja për punë të brendshme Sesilia Malmstrom e përshëndeti miratimin e sotëm të mekanizmit për suspendim të mundshëm të regjimit pa viza nga ana e Parlamentit Evropian, duke theksuar se me këtë do të sigurojë të mos ketë keqpërdorim të udhëtimit pa viza.

“Mekanizmi i ri do të kontribuojë për ruajtjen e integrimit të procesit të liberalizimit të vizave dhe për ndërtimin e kredibilitetit kundrejt qytetarëve. Ai do të mundësojë, nën kushte të ashpra dhe nën vlerësim nga ana e Komisionit, vendosje të përkohshme të vizave për qytetarët e vendit të tretë të caktuar”, theksoi Malmstrom.

Sipas eurokomisares, ky mekanizëm nuk ka orientim kundër ndonjë vendi ose rajoni të caktuar, por i përket në mënyrë të barabartë të gjitha shteteve që kanë interes ose do të kenë interes nga regjimi pa viza gjatë udhëtimit në BE në të ardhmen.

“Mekanizmi për suspendim të regjimit pa viza do të mund të shfrytëzohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme si mjet për masë të fundit ndaj ndonjë shteti. Qëllimi është që të përgjigjet në situata urgjente të shkaktuara nga keqpërdorimi i regjimit pa viza nga ana e shtetasve të liruar nga obligimet për vizë”, theksoi Malmstrom.

Ai shfaqi shpresë se edhe krahas miratimit të këtij mekanizmi, nuk do të vijë momenti kur do të mund të përdoret për suspendimin e regjimit pa viza.

“Por, unë jam e bindur se (mekanizmi) do të na sjellë frenim të sigurt dhe do të ndihmojë në rritjen e besimit të vendeve-anëtare në menaxhimin me vizat dhe çlirimin e ardhshëm të vizave. Unë personalisht po përpiqem për mbajtjen e regjimit pa viza për shtetasit e vendeve të treta të cilët kanë interes nga ai”, shtoi Malmstrom.

Sipas eurokomisares për punë të brendshme, më me rëndësi është se sigurohet komponenti i besueshëm i politikës së përbashkët të vizave i Politikës migruese evropiane. Ajo theksoi se tani nuk pengohet keqpërdorimi i çdo regjimit pa viza për qëllime tjera, përveç për udhëtimeve të shkurta të planifikuara në BE.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *